Basha “thyen akullin”, viziton zyrën elektorale të PS, takon Lindita Nikollin
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha bëhet i pari personalitet i PD-së që “thyen akullin” e fushatës së nxehtë zgjedhore. Ndërsa inspektoi punimet për rikonstruksionin e rrugës “Ibrahim Brahja” në njësinë 3 në Tiranë, kryetari i Bashkisë nuk ka nguruar të vizitojë një nga qendrat elektorale të PS-së, ku kandidon zonja Lindita Nikolli. Vizita e Bashës është pritur me habi nga mbështetësit socialistë, ndërsa në dalje të zyrës elektorale, Basha dhe Nikolli kanë shkëmbyer urime dhe batuta.
Basha: Të çova të fala.
Nikolli: Do fitojmë, do fitojmë.
Basha: Do fitojnë qytetarët.
Nikolli: Po sigurisht qytetarët.
Në vijim, kryebashkiaku i shoqëruar edhe nga banorë të zonës ka preferuar të shëtisë në këmbë në një pjesë të bllokut “Qemal Stafa”, që do t’i nënshtrohet rikualifikimit të plotë urban. Basha sulmoi paraardhësit e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se koha ë asfalteve elektorale ka marrë fund.
(er.nu/news24/BalkanWeb)