E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, makina përplas për vdekje fëmijën 4-vjeçar, ndalohet shoferi

DURRES – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fllakë të Durrësit. Burime nga policia bëjnë të ditur se një automjet ka përplasur një fëmijë 4-vjeçar, i cili i ka prerë rrugën.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit e transportoi me urgjencë fëmijën drejt spitalit, por ai nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të shumta.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici, ku po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes së rëndë. 

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë , ku një 45-vjeçar është plagosur rëndë,  pasi u përplas nga një makinë. Policia bëri të ditur se 45-vjeçari po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës, kur u përplas nga një automjet që udhëtonte me shpejtësi. Identiteti i të plagosurit nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›