Monumenti i dy gishtave, Selami: Rama fushatë me simbolet kombëtare
TIRANE - Pas deklarimeve të njëpasnjëshme të liderit Socialist Edi Rama dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, se ky monument do të hiqet dhe do t’i sillet Kryeministrit Berisha në Tiranë, Eduard Selami dhe Dashamir Shehi reagojnë për gazetën “Panorama”. Si pjesëmarrës në lëvizjet e para të proceseve demokratike, Selami e gjykon përtej ndasive partiake Monumentin e Demokracisë, ndërsa Shehi shprehet tejet ironik: “Muhabet gishtash, vajti ky muhabet”.
SELAMI
Një nga themeluesit e PDsë, Eduard Selami, shpreh keqardhje për deklaratat e Ramës dhe Roshit, duke i cilësuar ato si të nxituara dhe të motivuara politikisht. “Më erdhi shumë keq që dëgjova deklarata të tilla, qoftë për idenë e heqjes së monumentit që përfaqëson lëvizjen e parë antikomuniste në Shqipëri, qoftë për nga mënyra e formulimit të deklaratave, që ishin krejt të papërshtatshme. Ishin deklarata të nxituara, të gabuara, pasi lëndojnë të gjithë ata që luftuan për lirinë dhe u përfshinë në lëvizjet antikomuniste në Shqipëri”, thotë Selami, i cili është ndër eksponentët kryesorë të zhvillimeve demokratike në Shqipëri, që çuan në rënien e komunizmit.
SHEHI
Kur e pyet Dashamir Shehin lidhur me deklarimet e Ramës dhe Roshit, fillimisht ia fut një të qeshure, duke shtuar: “Budallallëqe…”. Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, i cili konkurron në Tiranë si kandidat në listat e Partisë Demokratike, e sheh të paarsyeshëm gjithë këtë debat. “Monumenti duhet të rrijë në Kavajë, aty ku e ka vendin ai simbol i lëvizjeve antikomuniste. Rama po të dojë gishta, të marrë ndonjë gisht tjetër, se dora ka pesë. Punë gishtash vajti ky muhabet. Këto deklaratat e Ramës dhe të Roshit nuk mund t’i quaj dot as deklarata politike, se janë budallallëqe. Si kanë kohë dhe merren me muhabete gishtash, ku u shkon mendja te gishtat, kur kanë plot punë të tjera para zgjedhjeve?!”, thotë Shehi, pa fshehur dot habinë se si këto deklarime të Ramës apo Roshit mund të merren “seriozisht”.
(er.nu/Panorama/BalkanWeb) Lidhje te tjera Roshi: Monumentin e 2 gishtave do ta heq me helikopter nga Kavaja