Basha, lë mandatin e deputetit dhe postin e Ministrit

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka paraqitur dorëheqjen e tij tek kryeministri Sali Berisha, pas shpalljes si kandidat zyrtar i mazhorancës për Bashkinë e kryeqytetit në zgjedhjet e 8 majit.
Po sot, Basha, në një letër dërguar Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Dy ditë më parë, kryeministri Sali Berisha, ka zgjedhur të hapë fushatën për zgjedhjet e 8 Majit, në ditën e parë të demokracisë duke prezantuar zyrtarisht edhe kandidatin e PD-së për Tiranën, Lulzim Bashën.