Kandidimi per Tiranen Lulzim Basha heq dore nga postet politike

Lulzim Basha ka kerkuar doreheqjen si minister i Brendshem. Kerkesa i eshte paraqitur Kryeministrit Sali Berisha. Basha ne kuader te kandidimit per kryetar bashkie ne Tirane ka hequr dore edhe nga mandati i deputetit. Nga ky zhvillim i sigurt eshte vetem fakti se mandatin e Bashes ne Kuvend do ta plotesoje Aurel Bylykbashi kjo ne baze te listes se kandidateve per zgjedhjet e 28 qershorit 2009. . Sipas kodit zgjedhor ne kete rast Kuvendi jo me vone se 30 dite njofton KQZ-ne per krijimin e vakances. Mandati i nderprere i kalon kandidatit vijues te listes se te njejtes parti politike ne zonen zgjedhore perkatese. Ndersa emri plotesues i tij ne kabinetin qeveritar ende nuk dihet.