E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Bruksel Sillni sa me shume vezhgues per 8 majin

Kryeministri Berisha

Kryeministri Berisha merr pjese ne samitin e PPE ne Bruksel

Bruksel 24 mars 2011 NOA - Kryeministri Sali Berisha mori pjese sot ne punimet e Samitit te kryetareve te shteteve dhe qeverive te Bashkimit Evropian pjesetare te grupit te Partive Popullore Evropiane EPP qe u zhvillua ne Keshtjellen Bouchout ne Meise Bruksel.

Ne kete Samit Berisha i njohu te pranishmit me zhvillimet dhe situaten ne Shqiperi si dhe kerkoi mbeshtetjen qeverive te vendeve pjesemarrese per dergimin e nje numri sa me te larte vezhguesish per zgjedhjet lokale te 8 majit ne menyre qe keto zgjedhje te jene te vezhguara dhe sa me transparente.

Kryeministri garantoi kryetaret e shteteve ne kete samit per perkushtimin e qeverise shqiptare per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Ne kete kontekst Kryeministri u shpreh per mediat se po behen perpjekje serioze per te patur edhe nje delegacion te Parlamentit Evropian ne keto zgjedhje ndonese nuk eshte ky institucion qe vezhgon zgjedhjet lokale.

Gjithashtu kryeministri drejtoi nje falenderim me mirenjohje per te gjithe Presidencen e EPP-se qe mbeshteten vendosmerisht Shqiperine dhe vazhdojne ta mbeshtesin ate.

e.t/NOA

Lajme te ngjashmeKryeministri fluturon drejt Brukselit per samitin e PPELajcak ne Kryeministri rekomandime dhe keshilla Kryeministrit BerishaI derguari i BE-se Lajcak nis punen takon Presidentin TopiBerisha-ambasadorit Arvizu Ne 8 maj ndryshimet si nata me ditenBerisha Smund tia heq dyshimin Rames garantoj proces te lire zgjedhor Lidhjebashkimi evropian Berisha ne Bruksel Bouchout Bruksel Kryeministri Berisha Meise Parti Popullore Evropiane PPE zgjedhje zgjedhje lokale

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›