Basha, lobim me Athinën për largimin e kreut të misionit të ODIHR-it
Ambasadori Withers i tha ministrit të Jashtëm, Basha, më 30 prill (2009) që SHBA është surprizuar nga kundërshtimet e Shqipërisë për emërimin e zonjës Glover në krye të delegacionit të ardhshëm të misionit vëzhgues të ODIHR-it në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ai paralajmëroi ministrin e Jashtëm se kundërshtimi i Shqipërisë krijon një precedent fatkeq te shtetet anëtare që mund të influencojnë për emërimet e OSBE, një precedent që SHBA, OSBE dhe vendet e tjera synojnë ta mënjanojnë.
Ministri i Jashtëm, Basha, theksoi se objeksioni i fortë i Shqipërisë për emërimin e Glover, edhe pse qeveria nuk ka asgjë personale kundër Glover apo kualifikimit të saj, por qeveria është e bindur ngaqë Gloveri drejtoi ODIHR-in në zgjedhjet e këqija të 1996-s dhe emërimi i saj mund të hapë dyert e një periudhe të shëmtuar të historisë sonë. Basha dha pak indikacione për një lëkundje nga pozicioni dhe insistoi duke kërkuar ndihmën e SHBA-së për të gjetur një zgjidhje të qetë që mund të arrihet nga britanikët dhe të tjerët (diplomatët perëndimorë)-kërkesë kjo e kundërshtuar nga ambasadori. Menjëherë pas mbledhjes, kreu i misionit të OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch, i telefonoi ambasadorit Withers dhe i tha që ODIHR dëshiron caktimin e Gloverit në krye të misionit, duke besuar se Shqipëria nuk ka autoritet të kundërshtojë emërimin e saj.
Basha: Asgjë personale
Ambasadori hapi takimin duke nënvizuar se pozicioni i SHBA-së është që kundërshtimi i emërimit të Gloverit është një precedent i rrezikshëm, pasi mund të shtojë etjen e të tjerëve që mund të bëhen me kritikë se Shqipëria ndaj ODIHR-it. Ambasadori tha se reagimi i Shqipërisë ka çuditur SHBA dhe shtoi që fakti se drejtimi i Gloverit në zgjedhjet 1996 dhe ekzistenca e raportit shumë negativ të ODIHR-it në atë kohë nuk është justifikim për qeverinë shqiptare që të kundërshtoi emërimin e saj tani. Basha i tha ambasadorit Withers që qeveria nuk ka asgjë personale, por insistoi se opozita dhe media do ta përdorin emërimin e Gloverit
Si hapja e kapitullit të 1996, një periudhë që Basha e përshkroi si pika më e ulët e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe ODIHR-it. Basha theksoi se ODIHR pas raportit (për zgjedhjet e 26 majit 1996), ODIHR nuk u lejua të kthehej në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet lokale të tetorit, pasi marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe ODIHR-it ishin zhytur në nivelin më të ulët. Basha theksoi se opozita, media dhe publiku do ta shikojë emërimin e Gloverit si një mosbesim te qeveria shqiptare për të zhvilluar zgjedhje të mira, duke theksuar se nëse unë do të isha në opozitë do të bëja të njëjtën gjë. Basha shtoi se nga të njerëzit e që punojnë për ODIHR-in ka një lidhje të madhe me ditët e errëta të 1996-s. Ai i kërkoi ambasadorit të gjendet një zgjidhje e qetë, por ambasadori theksoi se pozicioni i SHBA-së është i qartë. Menjëherë pas takimit, kreu i Prezencës së OSBE-së, Robert Bosch, i telefonoi ambasadorit Withers duke theksuar se Shqipëria nuk ka asnjë autoritet në këtë kërkesë.
Kërkesa e qeverisë vjen nga lart
Koment: Qëndrimi i palëkundur i Bashës pati jehonë dhe u përsërit me një manovër diplomatike më 29 prill. Basha tha se ai ka folur gjithashtu me ministren e Jashtme greke, Bakoyanni dhe ambasadorin gjermane në mënyrë që çështja të zgjidhej drejt. Diskutimet e Bashës ishin mirë të përgatitura, por nuk mund të fshehin faktin që të gjitha kundërshtimet e qeverisë shqiptare për Gloverin kishin rrënjët tek armiqësia e gjatë e Kryeministrit Berisha me Gloverin, pasi ajo ishte kreu i ODIHR-it në zgjedhjet 1996, një nga kohët më të errëta të Berishës që kanë njollosur karrierën e gjatë politike. Pozicioni i qeverisë shqiptare reflekton sërish tendencën e Berishës, besimin e tij se ai kërkon të kontrollojë gjithçka dhe çdo gjë në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, duke përfshirë edhe të caktimin e të mandatuarve dhe komentet mbi ta.
Shqip