Withers: Ngacmo Berishën për helikopterët e Eurocopter

Berisha dhe Sarkozi
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, i ka kërkuar diplomatit amerikan, Jones, që para vizitës në Shqipëri të dijë rreth bisedimeve mes Berishës dhe Presidentit francez, Sarkozi. Withers e informon Jones në lidhje me një marrëveshje të fshehtë mes Berishës e Sarkozisë për blerjen e disa helikopterëve të shtrenjtë për Ushtrinë shqiptare në Francë, me kusht që Franca të mbështesë integrimin e Shqipërisë. Në takimet tuaja me Oketën, Berishën dhe Bashën, ju duhet të jeni të përgatitur për të bërë një ndalesë të shkurtër për ofertën e Sikorsy-së për furnizimin e Ushtrisë shqiptare me një flotë helikopterësh të lartësisë së mesme. Sikorsky, duke ofruar Blackhawk-un e saj, është një nga tre ofertuesit dhe ka të drejta mbrojtjeje të SHBA-ve. Dy të tjerët janë Eurocopter dhe kompania italiane Augusta Bell. Pas udhëtimit të Kryeministrit Berisha në Francë javën e kaluar, shtypi është plot me thashetheme se Berisha dhe Presidenti francez, Sarkozi, kanë prerë disa lloj marrëveshjesh në dhomën e pasme, që do ti jepte tenderin për Eurocopter në këmbim të mbështetjes së Francës për synimin e Shqipërisë për të hyrë në BE. Berisha dhe Oketa kanë qenë të informuar direkt nga Sikorsky mbi propozimin për Blackhawk dhe i dinë detajet, por një paralajmërim për ta do të ishte shumë i përshtatshëm tani. Vendimi i Shqipërisë duhet të bëhet mbi bazën e një vlerësimi të drejtë, të hapur dhe transparent të tenderit, asgjë më shumë, asgjë më pak, thuhet në kabllogram.