Berisha: Wikileaks. pasqyrë e shtypit shqiptar
I pyetur në lidhje me publikimit e Wikileaks për Shqipërinë, kryeministri Berisha ka thene se kabllogramet nuk janë gjë tjetër përveç se pasqyra e shtypit shqiptar me akuzat dhe kundërakuzat që forcat politike i adresojnë njëri-tjetrit.
Dua t`ju them që t`i lexoni sa më shumë. Unë e konsideroj Wikileaks një Arsen Lypen i kohërave moderne. Ka bërë një vjedhje dhe nuk ndryshon mendimi im ndaj zotërisë që me anë të një operacioni të paligjshëm ka hyrë në kodet e vendit më të rëndësishëm në botë ka theksuar Berisha.
Ai ka theksuar se edhe pas publikimit të kabllogrameve marrëdhëniet mes SHBA-së dhe vendit tonë janë shumë të mira. Ky vend mik e ka shumë të qartë qëndrimin e tij që mbështet Shqipërinë dhe jo forcat politike. Unë nuk mund të komentoj akuzat e mediave ka shtuar Berisha.