E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha mban premtimin, rikthehet uji te Kodra e Priftit

Pas 3 viteve mungesë, banorët e lagjes "Kodra e Priftit" po furnizohen me ujë të pijshëm. Bashkia nisi një muaj më parë rehabilitim e tubacioneve në këtë lagje dhe sot kryebashkiaku tha se janë zëvendësuar edhe tubacionet e amortizuara. Shembull ky që do të vazhdoj në të gjithë Tiranën ku brenda pak mujave 95% e kryeqytetasve nuk do të kenë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.
 

Paralelisht me këtë ndëryrje do të vijojnë rehabilitetimet edhe në infrastrukturë. Vëmendja e bashkisë në vijim në këtë lagje do të jetë shëmbja e mureve ndarëse ku ka blloqe e tulla për t`i zëvendësuar me kangjella. Kjo me mirëkuptimin e banorëve dhe pa shembur shtëpi apo objekte.
 

Sipas Kreyetarit të Bashkisë furnizimi normalisht me ujë të pijshëm do të reduktonte mbajtjen e depozitave nëpër taracat e shtëpive dhe pallateve. Edhe banorët të cilët kontestuan në këtë lagje se nuk furnizoheshin me ujë të pijshëm, sipas autoriteteve furizimi me ujë do të bëhet në dy linja.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›