Mediu në Itali, në konferencën e peshkimit

Ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, Fatmir Mediu merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për burimet detare dhe aktivitetin e peshkimit.Ky aktivitet u organizua ne kuader te zhvillimit te qendrueshem në rajonin e Mesdheut, të kësaj fushe.
Politikat e përbashkëta të Peshkimit ne Mesdhe, ne kuadër të Politikës Europiane, ishte një ndër temat kryesore që u trajtua prej pjesmarrësve.
Ministri Mediu në fjalën e tij prezantoi punën që është duke u bërë për plotësimin e kuadrit ligjor, sipas direktivave dhe rregulloreve të BE-së, si dhe me masat për monitorimin e aktivitetit të peshkimit në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në Itali Mediu zhvilloi takime me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Bujqësisë së Italisë.