E Diel, 1 Nëntor 2026

PAK kundër ligjit të ri, braktisin takimin me Ministrin

Ministria e Punës ka kërkuar një takim konsultativ me përfaqësues të personave me aftësi të kufizuar në mbyllje të procesit të Ratifikimit të Konventës së OKB për të Drejtat e kesaj kategorie.

Por, drejtues të shoqatës së të verbërve, para dhe tetraplegjikëve kanë bojkotuar këtë takim si revoltë ndaj ligjit të miratuar pak kohë më parë që prek ndihmën e tyre ekonomike. Ndërsa të tjerët, të pranishëm në këtë tryezë, debatuan ashpër me ministrin e Punës Spiro Ksera.
 

Këshilli Kombëtar i personave me aftësi të kufizuar do të dalë në një deklaratë për të treguar mbi arsyet e bojkotimit të kësaj mbledhje dhe në anën tjetër pritet te këtë diskutime më të gjera rreth ligjit për "statusin e të verbërve, para dhe tetraplegjikëve", që sipas invalidëve, përkeqëson jetesën e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›