Basha mbledh gjysmën e ministrave te kioskat e Kunatit
Lulzim Basha ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme tek kioskat e vendosura në rrugën Murat Toptani, për të cilat, kunati i tij do të përfitojë 3 mijë euro për një copë.
Por, me Bashën kanë qenë jo pak, por më shumë se gjysma e ministrave të kabinetit të Berishës, të cilët kanë pirë nga një gotë verë.
Tirana është tregu më i madh i verës jo vetëm për shitjen, por edhe konsumimin e saj. Është me rëndësi që të mëbshtetet prodhimtaria e verës pasi ndihmon në punësimin e një numri të konsiderueshëm qytetarësh, ka thënë Basha gjatë fjalës së tij.
Dje tek kioskat ndohi një incident i rëndë, ku militantë të PD-së kanë dhunuar deputetin socialist, Sajmir Tahiri, që ka qenë duke protestuar së bashku me disa të rinj kundër abuzimit me pushtetin nga ana e Lulzim Bashës.