Berisha përballë një skandali diplomatik, Daul nuk i ka thënë kurrë ato fjalë?
Kryeministria mund të gjendet përballë një skandali të rëndë diplomatik, duke qenë se i ka vënë në gojë kreut të partive të djathta, Josef Daul, fjalë që me sa duket ai nuk i ka thënë kurrë.
Kjo është pohuar nga ana e Eduard Kukan, i cili tha se Jozef Daul nuk është shprehur kurrë se Rama është i sëmurë mendor.
Ai nuk përdor gjuhën si është përmendur në atë deklaratë që flet për politikanët e tjerë, edhe nëse vijnë nga kampet e tjera politike, është e vështirë të besoj që ai ka thënë ndonjë gjë si ajo. Nuk i kam ato deklarata, mi ka dhënë një mik i pranishëm në takimin e Marsejës, që më tha që Doul nuk ka thënë ndonjë gjë të tillë, kështu që jam i sigurtë që e vërteta do të dalë së shpejti dhe korrigjimi apo cfarë është e nevojshme do të gjendet e do të jetë e kënaqshme për personin që është përmendur në këtë deklaratë, tha Kukan.
Nëse kjo gjë është e vërtetë, Kryeministria dhe Berisha gjenden përballë një skandali të paprecedentë diplomatik.
Sipas zyrës për shtyp të Këshillit të Ministrave, gjatë fjalës në Kongresin e PPE-ve në Marsejë të Francës, Joseph Daul e ka cilësuar indirekt kreun e Partisë Socialiste, ndoshta pak të sëmurë mendor.