PS: Prokuroria të veprojë pas dhunës ndaj deputetit Sajmir Tahiri
Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës kanë reaguar pas dhunës së militantëve të PD-së, ushtruar gjatë ditës së djeshme ndaj deputetit Sajmir Tahiri, ndërsa policia bënte sehir. Ata kanë kërkuar nga ana e prokurorisë që të nisë hetimet për këtë rast dhe të ndëshkojë autorët, në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet.
Ne verejme me shqetesim se veprimet ekstremiste te individeve te caktuar shoqeruar me indiferencen e uniformave te policise jane nje shprehje e pasigurise dhe kercenimit te hapur ndaj te drejtave dhe lirive kushtetuese. Protesta eshte shprehje e demokracise ndersa akti i rende kryer publikisht ndaj nje perfaqesuesi te popullit ne parlament eshte i papranueshem dhe turperon insitucionet perballe qytetareve.
Askush ne asnje rast nuk ka mandat per te shperdoruar detyren pasi instiucionet jane te qytetareve dhe jo te zyrtareve ne pushtetin vendor te Tiranes qe fshihen pas forces antiligj te qeverisjes qendrore duke e kthyer kryeqytetin ne arene dhune dhe mospranimi te ushtrimit te drejtave dhe lirive te njeriut.
Ne i kerkojme prokurorise te veproje menjehere ne zbatim te ligjit per te ndeshkuar autoret dhe per te mos lejuar pershkallezimin e veprimeve te tilla te renda, thuhet në një deklaratë për shtyp të këshilltarëve të majtë në bashkinë e Tiranës.