Humbën më 21 qershor, Alibeaj e Turku emërohen drejtues departamentesh në PD
Ndryshime në strukturat e Partisë Demokratrike.
Burime nga kjo parti bëjnë të ditur për Ora News se Enkelejd Alibeaj është komanduar kreu i Departamentit të Sigurisë i kësaj partie, ndërsa Ardian Turku kreu i Departamentit të Pushtetit Vendor.
Alibeaj është emëruar në vend të Bashkim Shehut, pasi ky i fundit u zgjodh kryetar i Bashkisë Kukës.
Ndërsa Ardian Turku është emëruar në vend të Voltana Ademit, pasi fitoi bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 21 qershorit 2015
Alibeaj ishte kandidat për kryetar i bashkisë së Fierit në zgjedhjet e 21 qershorit por humbi përballë socialistit Armando Subashi, ndërsa Ardian Turku ishte kandidat për kryetar i bashkisë së Elbasanit por humbi përballë socialistit Qazim Sejdini
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter