Më 22 shtator Tirana brenda Unazës së Vogël do jetë totalisht e bllokuar për makinat
Bashkia e Tiranës do të organizojë disa herë në vit ditën pa makina. Kryebashkiaku Veliaj tha se të gjithë duhet të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve, ndërsa pranoi se qyteti nuk është ende gati për çiklistët dhe këmbësorët.
Ai paralajmëroi se më 22 shtator, qendra e kryeqytetit, Tirana brenda Unazës së Vogël, do të jetë në pushtetin e qytetarëve dhe jo të makinave
“Sot kemi një aktivitet ekskluziv për fëmijët. Do ta finalizojmë më datën 22. Qendra e Tiranës do të jetë totalisht e bllokuar. Sllogani është më 22 shtator do kemi 22 aktivitete deri në orën 22:00. Nga ora 06- 22:00 qyteti do të jetë totalisht i bllokuar brenda Unazës së Vogël. Qyteti do të pushtohet nga ata që duan të ecin e pedalojnë. 364 ditë në vit qytetin e pushtojnë makinat një ditë njerëzit. Do i ngjajë ditës së verës. Do ta kthejmë në traditë, ndoshta një herë në muaj, ose në 4-5 javë të kemi një ditë totalisht pa makina. Do gënjeja pot ë thoja që qyteti është gati për pedalim duhen më shumë investime por them se investimi më I madh është në kulturë.”

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter