E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetevrasja e Eleonores ekspertize letres se fundit

Shenjtorja do te varroset ne oborrin e selise se sektit qe drejtonte Dergohet per ekspertim letra qe viktima la para se ti jepte fund jetes

Ndonese grupi hetimor i cili po merret me ngjarjen e dy diteve me pare ku humbi jeten duke u vetevrare Eleonora Bregu e vetequajtura shenjtore ka arritur ne konkluzionin se ngjarja eshte vetevrasje ekspertet kane derguar per ekspertim letren e lene nga e ndjera pak para se te kryente aktin e rende. Burime nga grupi hetimor kane thene per gazeten standard se letra eshte derguar ne Policine Shkencore ne menyre qe te percaktohet shkencerisht nese letra ishte shkuar prej vete viktimes. Policia e Tiranes thote se viktima eshte vetevrare me nje pistolete te cilen gruaja e mbante pa leje dhe se dhoma ku ajo u gjet nga femijet ishte e mbyllur nga brenda dhe dritaret ishin te mbyllura.Ne fund te letres gruaja thote policia ka nenshkruar emrin mbiemrin dhe firmen. Sipas policise femijet e viktimes pasi jane marre ne pyetje kane thene se nuk e dinin qe e ema mbante arme nderkohe qe i vetmi njeri ne ambientet e sektit fetar qe ndodhej ne oret qe ka ndodhur vetevrasja ishte roja. Ky person ka deklaruar ne polici qe nuk ka degjuar te shtena.

Gruaja qe drejtonte prej vitesh nje mision fetar kishte kete te merkure nje proces ku Vakefi i Shenjte i Lidhjes Hyjnore qe ajo drejtonte ndodhet i paditur nga pronaret e truallit ku ndodhet fondacioni Eleonore. Procesi i cili heren e fundit eshte shtyre per mungese te gjyqtares Fida Osmani sipas faqes zyrtare te Gjykates se Tiranes ndodhet ne pritje te leximit te akt-ekspertimit per kufijte e truallit. Nderkohe gjyqi ka nisur qe ne muaj shkurt te ketij viti dhe eshte ende ne fazen e paraqitjes se provave shkresore.
Diten e djeshme ne ambientet ku ndodhet selia e sektit fetar homazhet per Eleonora Bregun jane bere me dyer te mbyllura per mediat nderkohe qe njerez te shumte mes te cileve edhe besimtare te ketij sekti hynin per ceremonine e fundit nje lamtumire kjo qe gjate gjithe dites shoqerohej me muzike funebre ne sfond. Nderkohe qe homazhet jane lene per tu zhvilluar diten e sotme dhe po kete dite rreth ores 1400 do te zhvillohet edhe ceremonia e varrimit te shenjtores.

Flasin besimtaret

Me tu perhapur informacioni se ajo i kishte dhene fund jetes me dhjetera mbeshtetes te Eleonora Bregut kane mberritur ne vendin-kult duke kerkuar qe te hyjne brenda dhe duke kerkuar informacion mbi vdekjen e saj.
Madje ata kane qene dyshues ne faktin se ajo mund te jete vrare pavaresisht se punonjesit e policise kane tentuar ti qetesojne me qellim qe te mos prishet vendi i ngjarjes. Por brenda ka qendruar vetem djali i Eleonores Roel Zhitoni. Megjithate Eleonora Bregu e cila rezulton te jete nena e tre femijeve dy vajzave dhe nje djali rezulton se ka pasur vetem nje konflikt pronesie.
Prej vitesh ajo kishte ngritur nje qender fetare besimi ne zonen e Komunes se Parisit ku ka pasur probleme te vazhdueshme me pronaret e tokes. Sekti fetar i quajtur Eleonore sipas te ndjeres bente mire dhe u jepte njerezve shprese. Nga ana tjeter familja Vorpsi pretendon pronesine e truallit ku eshte ndertuar sekti mbi bazen e dokumentacionit qe disponon. Sipas familjes Vorpsi e ndjera e ka ndertuar ndertesen ne menyre te paligjshme. Madje per kete ceshtje ka pasur edhe konfrontime fizike mes ndertuesve dhe mbeshtetesve te ketij sekti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›