Pleniumi i 82-it Kadri Hazbiu te na tregoje per tri dashnoret e Mehmet Shehut

fare ka ndodhur ne te vertete mesnaten tragjike te 11 tetorit 1982 kur njeriut te fuqishem te sigurimit te shtetit i kerkohej llogari dhe per moralin e Mehmet Shehut
Hyrje
Cfare ndodhte brenda salles se plenumeve ne godinen e Komitetit Qendror te Partise ne diten e 11 tetorit te vitit 1982. Ajo histori kur per ore te tera ish-drejtuesi kryesor i ushtrise dhe ish-ministri i Brendshem Kadri Hazbiu ka dhene llogari per lloj-lloj pyetjesh dhe ka perballuar lloj-lloj akuzash qe nga me te rendat deri te ato me bajatet deri sot ka ngelur enigme e mbuluar me mister. Pavaresisht se shume njerez te atij plenumi te cilet u perballen me zellin me te madh me ish-kolegun e tyreHazbiun jetojne madje gezojne dhe shendet te mire asnjehere nuk kane denjuar te sjellin realitetin e asaj mbledhjeje ku nenshkruhej tragjedia e radhes. Dhe ajo tragjedi luhej jo ndaj dokujtdo por ndaj njeriut te cilit populli kishte filluar ti thurte legjenda. Pikerisht ai mister arrihet te zbardhet vetem sot kur redaksia e standardit ka arritur te siguroje te gjithe materialin sekret te atij plenumi. Pas fjales se gjate te Enver Hoxhes i cili nepermjet akuzash dhe paralelizmash faktike duke hedhur ne sallen e mbledhjes lloj-lloj faktesh te qena dhe te paqena krijoi nje situate mbytese per ish-ministrin e tij te Brendshem qe per me se 35 vjet me radhe e kishte dekoruar dhe konsideruar sy magjik te sigurimit modern shqiptar. Para se tu jepte fjalen te pranishmeve per ti bere pyetje Hazbiut ai nuk harroi te bente te qarte konkluzionin drejt kujt synonte objektivi i pyetjeve dhe diskutimeve te tyre. Konkretisht duke thene se te gjithe anetaret e plenumit duhet te shprehin mendimin e vete por te mos harrojne se Kadri Hazbiu eshte nje armik i rrezikshem i partise dhe i popullit qe duhet te jape llogari per te gjitha prapaskenat qe ka bere nuk linte as nje medyshje per llojet e diskutimeve te pritshme. Dhe ajo qe u mboll nga Enver Hoxha u korr ne moment. Pasi Hazbiu u cua ne kembe me urdher te Enverit per te dhene llogari mbi te u leshuan nje lume me akuza dhe pyetje qe e befasuan dhe e shokuan njekohesisht aq sa me shume marifet ai disa here iu drejtohej shokeve qe e pyesnin per probleme qe skishin te benin me te me fjalet Ju lutem shume duhet te me kuptoni. Por cfare ndodhte me tej askush nuk donte te kuptonte Kadri Hazbiun. Por si degjeneroi situata kunder tij nga njerezit qe i kishte pasur shoke deri pak dite para asaj mbledhjeje dhe qe ne ato momente i kerkonin me nje entuziazem te pashpjeguar deri dhe jeten. Pikerisht ajo histori e ndodhur brenda salles misterioze ne te cilen ishin bere viktime dhjetera drejtues te larte te shtetit komunist madje dhe ish-shoke te Enver Hoxhes po zbardhet pikerisht ne numrin e sotem te gazetes.
Gjithcka qe pasqyrohet ne shkrimin e meposhtem ka te beje pikerisht me vazhdimin e situates pas perfundimit te fjales hyrese te Enver Hoxhes. Nuk eshte bere as nje nderhyrje qofte edhe gabime ortografike pervec rasteve rregullimit te shenjave te pikesimit.
Enver Hoxha si mban per me se 25 minuta fjalen e tij hyrese per te orientuar plenumin urdheron Kadriun duke i thene me ton te rrepte
Shoku Kadri ngrehu dhe pergjigju shokeve te Komitetit Qendror.
Pas kesaj Kadri Hazbiu cohet ne kembe ne pritje te pyetjeve qe do te beje ne drejtim te tij Enver Hoxha dhe te pranishmit e tjere qe kane mbushur sallenhellip
Enver Hoxha Ne duam te dime kete Ishe bashke me ta ti
Kadri Hazbiu Ne qofte se shkon fjala per bashkepunetor direkt te tyre eshte fjala per Mehmet Shehun dhe Fecor Shehun shenimi im F. V une kete e them edhe nje here para plenumit se jo bashkepunetor i tyre qe nuk kam qene por deri tani as nje rezerve nuk kam pasur ndaj vijes se partise. Eumlshte tjeter pune aftesia ime mundesite e mia. Ilaritet ne salle pasi askush nuk e pranon arsyetimin e Kadri Hazbiut per ate qe thote per mundesite dhe aftesite e tij
Nga salla Po cke bere per keto qe thua
Kadri Hazbiu Ckam bere rezultati eshte i qarte.
Nga salla Lere rezultatin dhe thuaj cke bere
Kadri Hazbiu Epo si tju them dhe une tani.
Nga Salla E keni ditur qe Mehmet Shehu ka qene imoral
Kadri Hazbiu Euml...
Nga Salla Qe Mehmet Shehu ka qene imoral e keni ditur
Kadriu E kam ditur ne nje rast.
Nga salla Jo ne nje rast por ne tri raste.
Kadri Hazbiu Tani te lutem shume tani mos te themiii... Une them ato qe di. Tani te lutem shume mos ta ashtu... Edhe ate rast qe kam marre vesh ja kam ngarkuar sekretarit te partise me shenim. Tani ku di une se edhe ai eshte bashkepunetor. I kam bere shenim qe te verifikohet. Ai beri raportin duke thene qe nuk rezultonte ashtu. Une cte them tani... unee... ju lutem shume.
Nga salla Ti beje shenime ne dokumente.
Kadri Hazbiu I kam bere shenime dhe nga raportimi i tij rezultoi e kunderta.
Nga salla Jo ti e pyete dhe i the lsquointrigant dhe e dergove ne Bulqize.
Kadri Hazbiu Cilin
Nga Salla Ate qe thate tani.
Kadri Hazbiu Po mire ato le te verifikohen.
Nga Salla Jane verifikuar.
Kadri Hazbiu Po mire po jane verifikuar atehere pse vini pyetjen
Ramiz Alia Shoket te thone pra shoket te thone Ke vazhduar dhe ti rrugen e Koci Xoxes apo jo Ky veprim a eshte i Koci Xoxes apo jo
Kadri Hazbiu Une po them keshtu te verifikohet shoku Ramiz.
Simon Stefani Si te verifikohet ti ke qene atje
Kadri Hazbiu O shoku Simon po se mbaj mend mire ore
Simon Stefani Me ton jashtezakonisht te ashper Si se mban mend mire Kete se mbaj mend ate se mbaj mend. Cfare mban mend ti
Kadri Hazbiu O shoku Simon o shoku...
Simon Stefani Ne te themi keshtu ti na thua verifikojeni. Ne te kemi ty te gjalle ketu. Cdo te thuash me kete
Kadri Hazbiu O Shoku Simon une po them keshtu qe po te jete bere kjo eshte e jashteligjshme eshte bere ne frymen e Koci Xoxes jam dakord.
Simon Stefan Ashtu. Kam vepruar thuaj kunder vijes se partise.
Kadri Hazbiu Po dakord more por ky eshte nje episod qe une nuk e mbaj mend mire. Tani juve duhet ta shikoni mire si ka ngjare se une nuk e mbaj mend mire tashti... Ilaritet ne salle I thone 35 vjet.
Hekuran Isa Ne kohen e Koci Xoxes mbasi erdhi Mehmet Shehu mbasi erdhem neve duke u thelluar ne arshiva jane konstatuar tri probleme. Nese di gje qe edhe pas kesaj jane denuar dhjetera oficere me frymen e Koci Xoxes pa gjyq pa vendime. Di gje ti se si jane perfunduar.... e para E dyta... di gje...
Kadri Hazbiu Ti sistemoje shoku Hekuran ilaritet ne salle.
Hekuran Isai E dyta eshte problemi qe ngre ti vete se duke luftuar me bandat kam urdheruar vrasjet e hapura ne terren. A ka dokumente per kete gje apo jo. Thoshte partia qe ne duhej te urdherojshim vrasje te hapura ne terren apo te fajesoheshin
Tjetra qe neve thellohemi ne arshive ne qe te gjejme letren e luftes me bandat qe vete ma keni shkruar qe neve per te perforcuar legjendat te gjithe sa ishin denuar me pushkatim i merrshim dhe i vinim ne prite dhe i pushkatojshim ne menyre hajduce qe te ngjallnim nje gjullurdi se gjoja ishte bere gjithe kjo lufte e madhe.
Kadri Hazbiu Mire dakord po pergjigjem...
nderhyn shoku Behar
Behari... Kam edheee ...
Kadri Hazbiu Te pergjigjem nje here per ato qe u thane shokuuuu...
Behar ....... Pas plenumit te peste kur nga shoku Enver u godit veprimtaria jugosllave dhe e Koci Xoxes juve keni ardhur ne nje aktiv ne Kamez. Juve atje keni marre fjalen dhe keni folur nje here per Koci Xoxen dhe pastaj per Mehmet Shehun dhe serish e kalonit fjalen sa te njeri te tjetri.
Kadri Hazbiu Tashti a kam...
Nga presidiumi Me fort me fort.
Kadri Hazbiu Urdhero
Nga presidiumi Me fort.
Kadri Hazbiu Tashtiii a kam pasur une rezerva. Keshtu e kuptova une shokun Hekuran ndaj Koci Xoxes edhe qendrimit te tij. Pauze. Une them jo. Skam pasur. A kam vazhduar veprime me frymen e Koci Xoxes ne Ministrine e Puneve te Brendshme dhe me mbrapa Une jam perpjekur ashtu si e kam konceptuar une vijen e partise te shkelur nga Koci Xoxja te mos ndodhi. Pooo... juve thoni per letren qe ju kam bere une. Te jini me ekzakt une nuk kam thene qe te gjithe njerezit e ekzekutuar denoheshin ashtuu... me ekzekutim. Une kam theneNe dy- tri raste per te perforcuar legjendat. Por kur Me duket qe eshte nje ceshtje qe para se te bisedohet eshte mire qe ta sqarojme.
Hekuran Isai Vazhdo ti se ti e mban mend qe shkrove letren.
Kadri Hazbiu Po mire une ta shkrova por ta shkrova me qellim qe edhe ti verifikojme edhe ti plotesojme. Jane 35 vjet keto te tera. Hajde ti mbaj mend uneve doren duke mbledhur gishtat ne balle per te dhene se nuk i therret kujtesa.
Nga salla Ato nuk kane nevoje se jane atje....
Kadri Hazbiu Jo ato qe jane atje ore jane atje tiii.. shoqja Sofie. Une them qe si kujtese i them shokut Hekuran qe hajde ti shikojme qe ne qofte se rezultojne ...
Enver Hoxha Ti duhet te thuash ato qe te kerkohen.
Kadri Hazbiu Ehh shoku Enver. Cte them une tani. Lidhur me ate qe thote shoku Hekuran une ia kam ngritur le te verifikohet si qendron ...ben me shenje duke mbledhur te dy duart dhe tregon mbrapa supeve duke lene te kuptoje se ajo qe eshte e vertete eshte e dokumentuar se flitet per te kaluaren.
Enver Hoxha Po do ti verifikojme ato se ka shume gjera aty e...
Kadri Hazbiu Dakord. Aq sa te kete shoku Enver. Une ska pse te diskutoj...
Enver Hoxha Nuk jane probleme verifikimi keto gjera... Ouuu ajo dozo...
Kadri Hazbiu Joooo dhe une se mbaj mend se une ia kam ngritur si problem per ta pare. Ashtu. Do me thene per ti sqaruar gjerat eshte mire te ngrihen ashtu sic jane. Une nuk kam thene qe te tere keta njerez qe denoheshin me vdekje dhe duheshin ekzekutuar jane ekzekutuar sipas legjendes. Ato ekzekutoheshin sipas rregullave. Ne nje dy raste qe jane ekzekutuar ne funksion te legjendes. Une ia kam thene shokut Hekuran le ti verifikoje.
Ne Kamez thote shoku Behar kam folur me zjarr pro Koci Xoxes. Mbase jane procesverbalet. Une ne Kamez kame folur... kam ngritur dicka kunder Mehmet Shehut me sa me kujtohet dhe ne ate kohe si e kam gjykuar. Por me tej une sdi cte them se kam folur me zjarr per Koci Xoxen se eshte nje gje qe se mbaj mend. I thone qe ne 1948-n. Sido qe te jete ....
Ilaritet ne salle per ate qe thote Kadri Hazbiu se nuk mban mend madje disa theksojne se mban mend kete e ate gje e jo rastin qe permendet. Pra nuk pranohet justifikimi i Kadriut
Kadri Hazbiu Une mbaj mend qe kam thene kam folur dicka kunder Mehmet Shehut. E kam konsideruar si karrierist ne ate kohe. Cfare kam thene tjeter se di
Mbledh duart ne forme te cuditshme dhe per te treguar se nuk mban as nje rezerve ne lidhje me sa i kerkohet.
Per arsye se me eshte theksuar... Tashtii
Nga salla Po per Koci Xoxen cfare ke thene
Kadri Hazbiu Po per Koci Xoxen une nuk kam thene. Une kam folur pro atehere.
Nga salla Per ke keni folur tjeter
Kadri Hazbiu Une ne ate kohe sa jam kthyer nga shkolla nga Bashkimi Sovjetik. Sa kam ardhur kam shkuar ne aktivin e Kamzes. Cfare keni jane ngritur atje dhe jane ngritur atje pese minuta dhjete minuta dhe une jam solidarizuar me ate mendim. Ja kjo eshte...
Cilesite e HazbiutSipas Gani Kodres qe ka sherbyer per sigurimin e udheheqjes me te larte te shtetit komunist mesohet se Kadri Hazbiu ne radhe te pare ishte njeri i dashur me te gjithe dhe i thjeshte me njerezit e cdo rangu. Me te mund te bisedoje mjaft lirshem dhe mund te qaje cdo hall qe mund te kishe dhe po te kishe te drejte ta zgjidhte. Jo me kot njerezit ne ministri thoshin Me mire mund te bisedoje me Kadriun qofte per hall pune ose personale sesa me nje drejtor drejtorie. Ai nuk ishte njeri qe te inatosej ose qe te mbante meri po ta kritikoje. Ishte njeri me shpirt te gjere dhe gjykonte drejt.
Vijon neser
Neser do te lexoniTensionimi i arritur ne sallen e plenumit kur pas disa oresh qe rrinte ne kembe duke iu pergjigjur nderhyrjeve pa kriter dhe pa radhe te anetareve te tij Kadri Hazbiu shpjegon per ate qe do te ndodhte sikur te vepronin grupet armiqesore ne dem te socializmit dhe komunizmit.
Momentet me kritike te Kadriut qe kalonte pas nderhyrjes se Hekuran Isait i cili mundohet ta bllokoje duke permendur detaje te veprimtarise se tij ne Ministrine e Brendshme. Cudia e te gjitheve kur ai u kujton pjesemarresve nepermjet pergjigjes qe i jep Hekuranit me sarkazem se ai nuk eshte shquar per diskutime.
Nderhyrja nga salla e Shefqet Pecit dhe interesimi i jashtezakonshem i Enver Hoxhes per ate qe ai do te thoshte per Kadriun. Humori i krijuar ne salle per llojet e krahasimeve dhe paralelizmave te Shefqet Pecit dhe cfare i kerkoi Enveri Kadriut pas perfundimit te pyetjes se Shefqetit.
Shpjegimet e Kadri Hazbiut per gjyqin e fshehte special te sigurimit qe ishte krijuar ne periudhen e viteve lsquo50. Cfare kerkon Enver Hoxha ne lidhje me funksionimin e ketij gjyqi qe ishte i panjohur deri ne ato momente qe zhvillonte punimet plenumi. Reagimi i salles pas shpjegimeve te Hazbiut.