E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha me intelektualet:Kandidimi im per te ndryshuar Tiranen

"Une e shoh garen per postin e kryebashkiakut te Tiranes jo si nje lufte, por si nje kontribut". Keshtu eshte shprehur dje kandidati per kryebashkiak te Tiranes, i propozuar nga "Aleanca per Qytetaret", Lulzim Basha. Kandidati shprehu angazhimin per te dhene kontributin e tij, ne funksion te shqetesimeve, halleve, vizionit te qytetareve te Tiranes per te ardhmen e ketij qyteti, dhe kurrsesi jo ne funksion te nje lufte politike. Keto deklarata Basha i beri gjate nje dialogu publik per Tiranen me teme "Iniciativa per Tiranen", ku ishte i ftuar edhe kryebashkiaku aktual Edi Rama, i cili nuk mori pjese.

Dialogu

Grupimi i shoqerise civile organizoi sot nje dialog publik per Tiranen me teme "Iniciativa per Tiranen". I pranishem ne kete takim ishte kandidati i PD-se Lulzim Basha, ndersa kandidati tjeter Edi Rama nuk mori pjese, me arsye te impenjimeve politike. Ne kete takim ne nje panel me 31 intelektuale te fushave te ndryshme, kandidati i PD-se, Lulzim Basha i ka falenderuar ata per kete iniciative. "Ka qene nje enderr per mua qe para se te kandidoja per kryebashkiak qe te isha i pranishem ne nje panel te tille, ku diskutohet e ardhmja e Tiranes",-tha Basha. "Energjite e ketij qyteti jane zgjuar dhe po rrjedhin ne drejtim te ketij qyteti. Lufta per te verteten dhe interesi publik jane te pazevendesueshem",-ka deklaruar kandidati per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha. Ai deklaroi gjithashtu se angazhimi i tij eshte nje kontribut per qytetin e Tiranes. "Une perseris angazhimin tim duke e pare, kete jo si nje gare por si nje kontribut. Ne kete kuader angazhohem duke marre preokupimet e shprehura nga ju, shpresoj qe t'ju kthej pergjigje heren tjeter ne takimin e radhes, ku do te angazhohem ne nje debat me ju. Angazhimi im do te jete ne frymen e kontributit",-tha Basha.

Kontributi

Kandidati Basha tha se kryeqyteti ka shume energji, por deri tani te fjetura. "Do t'i rizgjojme keto energji dhe t'i veme ne dispozicion te qytetit dhe te banoreve te tij. "Dhe sot, mendoj se me pranine tuaj ketu, te nderuar zonja dhe zoterinj te panelit te "Iniciatives per Tiranen", dhe te gjithe te pranishmeve ketu, kemi pershkrimin me te mire se energjite e jashtezakonshme te ketij qyteti, qe shpesh here druajme se nuk ekzistojne me, jane zgjuar dhe po ecin vrullshem ne drejtimin qe duhet te rrjedhin, ne drejtim te interesit qytetar",-tha Basha. Ai shtoi se gjate 10 diteve, takimi me banoret e Tiranes ka "thithur" drejtperdrejte mendimin e tyre per shqetesimet, problemet e perditshme e deri tek vizioni i tyre, deshirat e tyre, shpresat e tyre per te ardhmen. "Por mendoj se ky panel dhe ajo qe ju perfaqesoni, eshte i armatosur me se miri, per nje pikeveshtrim edhe me te dobishem edhe me te drejtperdrejte dhe armet tuaja, si armet e cdo intelektuali, jane dy: lufta per te verteten dhe interesi publik. Keto dy elemente jane te pazevendesueshem prandaj dhe diskursi i sotem eshte i pazevendesueshem, dhe jam i bindur qe eshte i pazevendesueshem per cdo kandidat, jam i bindur qe i tille eshte edhe per z.Rama, pavaresisht se ai sot nuk gjendet ketu, por shpresoj se gjithsesi do ta ndjeke kete forum", u shpreh kandidati demokrat per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha.

Ne dialog, 35 personalitete te fushave te ndryshme

"Iniciativa per Tiranen" u mblodh ne nje dialog publik per kryeqytetin. Ky dialog u iniciua nga nje panel me figurat me te njohura perfaqesues te fushave te ndryshme te jetes ne kryeqytet dhe jo vetem. Paneli ishte i perbere nga figura te tilla si: Aleks Luarasi (profesor), Adrian Civici (ekonomist, financiar dhe pedagog ne UET), Zhani Ciko (drejtor i TOB), Valentina Duka, (pedagoge ne UT), Halim Kosova (mjek), Jera Kruja (mjeke neurologe), Nevila Nika (historiane), Bujar Kapexhiu (pedagog ne UET), Petraq Panajorgji (pedagog), Irida Xhindi (pedagoge), Sotiraq Goni (shoqeria civile), Henri Cili (gazetar), Artan Lame (inxhinier), Dhori Kule (rektori i UT), Ali Ozeku (profesor), Kozeta Servani (pedagoge ne UT), Zef Preci (ekonomist), Alush Shima (piktor), Romeo Hanxhari (pedagog), Kujtim Cashku (pedagog), Besnik Aliaj (inxhinier). Keta perfaqesues i kane drejtuar pyetje kandidatit per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha, qe do t'i drejtoheshin edhe kandidati tjeter, Edi Rama, i cili nuk ka qene i pranishem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›