Tiranë, polumbarët kërkojnë trupin e një 15-vjecari në liqen
TIRANË- Polumbarët janë vënë në kërkim të trupit të një 15-vjecari, i cili dyshohet se është mbytur mesditën e djeshme në ujërat e liqenit Artificial në Tiranë.
Kërkimet kanë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas apelit të familjarëve, të cilët ndodhen në vendngjarje, aty ku edhe polumbarët po kërkojnë.
Sipas policisë së Tiranës, nuk dihet ende identiteti i të riut, që mund të jetë mbytur, as shkaqet e kësaj ngjarje.
(m.a/BalkanWeb)