SHBA Zyrtaret e gjykatave te jene te pergjegjshem me qytetaret

Mungesa e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor, ka qenë tema e një tryeze të rrumbullakët të organizuar nga Qendra e Studimeve Parlamentare.
Këshilltari Ligjor në ambasadën e Shteteve të Bashkuara, ka kërkuar që zyrtarët e gjykatave të jenë të përgjegjshëm me qytetarët ndërsa ka shtuar se mbetet ende shumë punë për të bërë përsa i përket zbatimit të reformave në sistemin gjyqësor.
Pol Barakof, u ka kërkuar gjyqtarëve që të kthejnë besimin e qytetarëve te gjyqësori, nëpërmjet reformave të suksesshme, integritetit të vendimeve të tyre dhe transparencës.
Deklarata është kryer në tryezën e rrumbullakët “Gjyqtarët dhe Publiku të organizuar nga Qendra e Studimeve Parlamentare dhe Ambasada Amerikane.
Kurse zëvendëskryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu u ndal në respektimin e standardeve etike dhe llogaridhënies së gjyqtarëve.
Ai ka paralajmëruar verifikimin e masave të arrestit në shtëpi për vepra të ndryshme penale të dhënë nga gjykatat si masë lehtësuese për kundra-vajtësit ligjorë.
Tryeza ka vijuar me diskutimet për çështjet që lidhen me integritetin dhe përgjegjësinë e gjyqësorit si dhe vendosjen e një sistemi vlerësimi efiçent në lidhje me çështje të etikës së gjyqtarëve.