E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 majit PS hap zyrtarisht fushatën elektorale

TIRANE- Me sloganin “E vetmja rrugë” socialistët së bashku me aleatët e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” do të shpalosin alterantivat për të kërkuar votën e shqiptarëve për kryetar bashkie dhe komuna në gjithë territorin e vendit.

Ceremonia e nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit pritët të mbahet sot në orën 17.00 ne Pallatin e Kongreseve. Kreu i PS Edi Rama si dhe liderë të tjerë opozitare do të shpalosin programin e tyre për qeverisjen vendore dhe do të kërkojnë votën e shqiptarëve për të zgjedhurit vendorë socialistë për bashkitë e komunat.

Në të gjitha takimet paraelektorale kryesocialisti Rama ka theksuar se votimet ne 8 maj janë votime politike që sipas tij do të cojnë në rënien e qeverisjes aktuale. Rama ka kërkuar voten e shqiptarëve për socialistët si e vetmja garanci sipas tij që do të nxjerrë vendin nga kriza dhe keqqeverisja aktuale.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›