E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha me qytetarët: Plani urbanistik, një nga premtimet e fushatës

Duke kërkuar idetë më të mira të arkitektëve dhe urbanistëve, të qytetarëve dhe studentëve kryebashkiaku Lulzim Basha ka nisur konsultimet në të gjitha njësitë vendore për planin urbanistik të kryeqytetit, kjo me qëllim bërjen transparent të projekteve ndërhyrëse.
 

Teksa ka garantuar se ky ndryshim infrastrukturor në Tiranë do të ndodhë vetëm atëherë kur projekti të jetë i mirëdetajuar, Basha ka theksuar se në këtë projekt parësore do jetë mbrojtja e monumenteve të kultures.
 

“Plani urbanistik, është një nga premtimet e fushatës. Duhet të zhvillojmë pronën në mënyrë të barazvlefshme. Parësore do jetë mbrojtja e monumenteve të kultures. Qytetarët janë pjesë e rëndësishme e planit urbanistik. Plani urbanistik ofron mundësi për zhvillimin e Tiranës dhe njëkohësisht mbron trashëgiminë kulturore të kryeqytetit.
 

Sipas Bashës, ky plan do të jetë mozaiku i kryeqytetit ku të gjithë kanë dhënë një ide për ata që do të jetë kryeqyteti brenda 4 viteve të ardhshëm, ndërsa ka shtuar se me zhvillimin e pronës private pritet të lirohen sa më shumë hapësira publike sid he krijimin e sa më shumë hapësirave të gjelbërta.
 

Ky plan do të nisë fillimisht me zgjatimin e blv nga stacioni i trenit si dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës. Deri tani në konsultime janë përfshirë ekspertët më të mirë nga arkitektura tek urbanistika, nga inxhinieria tek mjedisi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›