E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrimi Brail, projekti mundëson arsimimin e të verbërve

Shkrimi Brail është unifikuar dhe do të përdoret në 4 vendet shqipëfolëse, ne Shqipëri, ne Malin e Zi, Maqedoni dhe Kosovë dhe për këtë do të kenë një alphabet të përbashkët Brail.
 

Projekti i ri u jep mundësinë të verbërve te çojnë me tej arsimimin e tyre, i cili deri tani kishte mbetur deri ne ate te 8-vjecares.
Kryetari i Shoqates se të Verbërve, Sinan Tafaj, theksoi se shkrimi dhe leximi Brail eshte shumë i rëndësishëm për integrimin e personave te verbër.
 

Shkrimi i perbashket, i cili u financua nga fondacioni Vodafone Albania do të përdoret nga te gjithe qytetarët shqiptarë dhe kudo qe ndodhen shqipëfolës. Shkrimi Brail është një sistem pikash ne reliev që përdoret nga persona me mungesë shikimi të theksuar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›