E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha me studentet Projekte per arsimin dhe punesimin

Premtimet Kandidati i PD-se per Tiranen takon banoret e Qytetit Studenti

Kandidati per kryebashkiak i mazhorances ne Tirane Lulzim Basha ka vizituar dje lagjen e Alliasit duke bere premtimin se banoret e kesaj lagjeje kane nevoje urgjente per ndryshime ne infrastrukture. Nje nga zonat me te populluara te Tiranes nuk ka rruge nuk ka shkolla nuk ka kanalizime - tha kandidati Basha. I perzgjedhuri i PD-se per Bashkine e Tiranes i garantoi banoret se do te kene vemendjen e tij per te gjithe keto problem. Une do te bej rrugen dhe do te ndertoj edhe shkollen - i siguroi Lulzim Basha qytetaret e Alliasit. Ndersa gjate takimit me studentet kandidati Basha premtoi projekte per jete akademike dhe punesimin. Une do te bej gjithcka do te krijoj te gjitha lehtesirat ne menyre qe Tirana qe kthehet ne parajse per investitoret dhe keshtu mundesite e punesimit te te rinjve te rriten - iu drejtua Basha studenteve. Nderkohe qe ekipi i ardhshem i Bashkise do te krijoje qe tani kontakte me tregun e punes ne menyre qe periudha e pasdiplomimit te jete sa me e shkurter dhe specialistet e rinj te kene mundesi te ushtrojne sa me shpejt profesionin e tyre. Kandidati per kryebashkiak u tregoi edhe rreth projektit qe ai ka per studentet nderkohe qe ata jane duke ndjekur jeten akademike. Basha u tha te rinjve se ka ne plan projekte konkrete per infrastrukturen e tyre ne menyre qe kjo te ndikoje ne nje kualifikim sa me te mire. Une ju premtoj se sapo te nis punen si kryebashkiak do te filloj ndertimin e bibliotekes universitare te Tiranes per te gjithe studentet sic e kane te gjitha kryeqytetet e tjera te Europes - tha Basha. Nderkaq dje Partia Demokratike i eshte kunderpergjigjur serish akuzave te PS-se ndaj kandidatit te saj per Tiranen Lulzim Basha.

Sipas PD akuzat e opozites jane nje lufte politike qe vjen si pasoje e mungesave te alternativave te kesaj partie per kryeqytetin. Kjo politike e deshtuar e shpifjes dhe perbaltjes nuk ul cmimet nuk ul papunesine nuk ul taksat dhe nuk krijon asnje hapesire te blerte - tha kandidatja per Keshillin Bashkiak te Tiranes Jorida Tabaku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›