PDIU publikon kandidatet kryesore ne zgjedhje
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet publikoi dje edhe zonat elektorale ku kishte marre mbeshtetjen e mazhorances per te dale me kandidatet e saj. Keshtu sekretari politik i PDIU-se Ardian Tana deklaroi se kjo force politike do te kandidonte me perfaqesuesin e saj Shefki ota ne Bashkine e Librazhdit me Ndricim Dushku ne Bashkine e Rrogozhines me Dilaver Kamberin ne Bashkine e Patosit me Krenar Alimehmetin ne njesine bashkiake numer 7 ne Tirane dhe me disa perfaqesues te tjere te saj ne komunat e vendit duke perfshire ketu edhe Golemin e Kavajes. Nga ana tjeter Tana theksoi se PDIU-ja do te konkurroje ne 95 te bashkive dhe komunave per keshilltare duke kapur keshtu shifren 4500 te kandidateve per keto zgjedhje. Integrim dhe Unitet do te kandidoje ne zgjedhjet e 8 majit ne 95 per qind te njesive te qeverisjes vendore nga Veriu ne Jug per anetare te keshillave bashkiake dhe komunale - deklaroi Tana ne nje deklarate per mediat. Po keshtu ai theksoi se PDIU-ja do te konkurroje per kryetare te njesive vendore ne 5 bashki nje njesi bashkiake te kryeqytetit dhe 7 komuna. PDIU-ja pas krijimit te saj u be pjese e koalicionit te djathte te drejtuar nga Partia Demokratike dhe si pjese e ketij koalicioni mori pjesen e saj te zonave te lira per sa i perket njesive vendore ne te gjithe vendin. Paralelisht me kete marreveshje PDIU-ja po implementon me PD-ne edhe marreveshjen per perfaqesimin e kesaj force politike ne qeverisjen qendrore te vendit duke nisur edhe nga fakti se kjo force politike aktualisht ka ne Kuvend dy deputete.