E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli informon eurodeputetët se si Viktor Boshtinaru, miku i Edi Ramës, loboi për bllokimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët

14-04-2011 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit akuzon në Bruksel eurodeputein rumun Viktor Boshtinaru, se u vu në dispozicion të klikës anti shqiptare për të penguar me çdo kusht heqjen e vizave Shqipëri-BE

UPDATE- Për eurodeputetin Viktor Boshtinaru, i njohur për qëndrimin e tij bllokues ndaj çështjes së liberalizimit të vizave për Shqipërinë në ditën e votimit nga Parlamenti Europian, por edhe dy muaj më parë, ka qenë rasti ideal për t’u përballur me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë në prezencë të personaliteteve të rëndësishme europiane mbi akuzat e kësaj të fundit për qëndrimin e tij.
“Zonja Topalli më akuzoi me 14 shkurt ne Kuvendin e Shqipërisë, duke folur nga pozicioni i saj si kryetare Kuvendi e duke më trajtuar si racist, anti-shqiptar dhe i korruptuar. Ajo shtoi edhe se unë paskam luftuar kundër regjimit të lirë të vizave për Shqipërinë”- tha Boshtinaru.
Sipas kryetares së Kuvendit, Boshtinaru po kërkon të luftojë liberalizimin e vizave dhe rrjedhimisht ky nuk është një problem midis asaj dhe Boshtinarut, por një problem midis tij dhe 3.2 milion shqiptarëve. “Në të vërtetë, unë jam plotësisht dakord me zotin Boshtinaru kur thotë se janë krejtësisht të padobishme të gjitha ato që tha ai. Por, këtu nuk kemi të bëjmë me një incident Topalli-Boshtinaru. Por, ka një propozim të tij për t’i bllokuar shqiptarët, pa asnjë arsye, që të përfitojnë nga lëvizja e lirë, për t’ju imponuar atyre sërish ‘Murin e Berlinit’. Dhe në mes të 3.2 milionë shqiptarëve jam unë, Jozefina Topalli, që e konsiderova për të ardhur keq këtë propozim anti-shqiptar, racist, të ulët dhe të motivuar nga interesa të ulëta. Unë nënvizoj se një propozim i tillë, ‘alla Çaushesku’, është qartësisht i sponsorizuar nga qarqet anti-shqiptare. Ky është realiteti. Nëse çdokush ofendohet nga realiteti, atëherë falsiteti nuk i preket as realitetit, as 3.2 milionë shqiptarëve dhe aq më pak Jozefina Topallit”- tha Topalli, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›