E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha, muaj të tërë pa shkelur në Bashki, tani edhe në Parti

bashaKryetar partie, pothuajse në të gjitha vendet e botës, është një punë (detyrë) me kohë të plotë, ndërsa te ne praktikën edhe Bashki edhe Parti e futi në mënyrë arrogante  dhe antiligjore Rama, gjë që, siç shohim tani, i interesoi edhe Berishës, duke zgjedhur kryetarin aktual të Bashkisë,  Sipas burimeve brenda bashkisë, Basha ka gati pesë muaj pa shkelur në bashki, të gjithë kohën në këta pesë muaj e ka shpenzuar për fushata zgjedhore partiake (në fillim në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, si kreu i stafit elektoral të Berishës për Tiranën dhe tash së fundi për zgjedhjet në PD, si një nga kandidatët kryesorë për kreun e kësaj partie), e, megjithatë rrogën këto kohë ai e ka marrë si kryetar bashkie. Këto para publike të taksapaguesve shqiptarë ai i ka marrë duke mos u vënë në shërbim të qytetarëve, por në interes të tij dhe të të partisë së tij.  Një veprim i tillë është absurd sa në aspektin moral aq edhe në atë ligjor. Çkusur kanë qytetarët e Tiranës të paguanë stafe elektorale, karburante,  bodigardë, billboldera, fletushka, energji  dhe rrjedha të tjera financiare që vinë prej tyre, kur nuk janë për ta? Por askush nuk ngre zërin për këtë, as partitë, as organet kushtetuese ligjore dhe as media

Tani të vimë te puna konkrete e Bashës. Ai ka dhënë prova se ska këllqe për dy punë.  Në  bashki  thonë se i vjen në ndihmë kunati, kuptohet, për punët e liga; ndërsa në Parti, dihet, ka Saliun. Atij do ti ngelet vetëm sa të hapë dyert, një herë te Api dhe një herë te Upi.

http://respublica.al/artikuj/2013/07/26/shenim-basha-muaj-te-tere-pa-shkelur-ne-bashki-tani-edhe-ne-parti-dmth-as-te-api

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›