Basha ne ABC news Ju tregoj projektin tim per Tiranen
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për kreun e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ishte në ABC news ku prezantoi projektin e tij për bashkinë e kryeqytetit. Basha u fokusua tek punësimi, ulja e taksave, reforma fiskale dhe kreditimi për bizneset.
“Kjo që ka nisur në Tiranë nuk do mbarojë. Qytetari në qendër do të jetë pjesë e pandarë e imja. Jam i vendosur t’i përkushtohem qytetarëve, i vendosur t’i përkushtoj jetën time qytetarëve. E gjithë energjia ime është për qytetarët e Tiranës, sepse për mua Tirana është e para. Qytetarët e Tiranës janë preokupimi im i vetëm. Ka patur debat në distancë me kundërshtarin, do të doja që debati të ishte i drejtëpërdrejtë me Ramën. Unë kam shpalosur idetë dhe programin tim. Punësimi është prioriteti numër një i imi. Unë kam plan 5 pikësh për punësimin, gjithashtu do të ulë e thjeshtoj taksat e Bashkisë. Reforma fiskale do të çlirojë energji financiare dhe do të ketë një fond special për kreditimin e biznesit. Ky kreditim do të hapë 6 mijë vende pune. Menjëherë do të nisë punën për Unazën e madhe e cila do të hapë 5800 vende pune në Tiranë. Unë si kryebashkiak do t’a kthej Tiranën në tërheqëse për investime, në një ambjent miqësor për investime”, është shprehur zoti Basha.
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për kreun e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha theksoi se rivali i tij ka zgjedhur konfliktin dhe jo konsensusin. Basha nënvizoi se qytetarët janë të ngopur me konflike e premtime boshe, dhe jane te etur per zgjidhje reale.
“ Tirana po kthehet në moçal ekonomik. Në lidhje me çështjen e hipotekave mund të them se janë 700 milionë euro të ngrira. Tirana ka shumë kapitale që po flenë dhe këto kapitale të ngrira do t’i bëj pjesë të tregut dinamik. Rama ka zgjedhur konfliktin, jo konsensusin, ai ka nëpërkëmbur këshillin bashkiak. Pushteti vendor është si një familje, çelësi është bashkëqeverisja e qytetarëve në vendimmarrje dhe qytetarët do jenë pjesë e vendimmarrjes. Qytetarët e ndjejnë mungesën e Bashkisë, ata ndejnë shurdhërinë e baskisë dhe unë jam i vendosur të ndryshoj politikën. Qytetarët janë të ngopur me konflikte dhe premtime boshe, ata janë të etur dhe kërkojnë zgjidhje reale. Premtimet e mia bazohen në objektiva kryesore dhe interesi kryesor ka qenë për projektet e hallet. Betejat e qytetarëve janë betejat e mia, unë do të mbroj interesat e qytetarëve të Tiranës. Unë nuk do të kem kohë të mendoj për gjë tjetër veç Tiranës. Deri tani Tirana ishte lënë jetime dhe tani më jepet shansi për të bërë diçka për Tiranën, sepse unë shoh shpresën që ka lindur në këtë qytet dhe unë ju them se do t’i i përkushtoj jetën time Tiranës. Nuk do të ketë më betonizim e gllabërim të gjelbërimit. Qeveria i ofroi Bashkisë 6 taksa. Taksat i kërkoi Rama, madje vetë Partia Socialiste votoi kundër. Unaza e Tiranës është pjesë e kombit”, ka theksuar zoti Lulzim Basha i ftuar në studion e ABC news.