E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, ne Bruksel me ministrat e NATO-s

Ministria e Jashtme beri publike dje kalendarin diplomatik te ministrit te Jashtem, Lulezim Basha per javen e pare te muajit Dhjetor. Keshtu sipas agjendes diten e sotme ministri Basha do te niset per ne Bruksel ku do te zhvillohet mbledhja e radhes e Ministrave te Puneve te Jashtme te NATO-s. Per here te pare ne nje mbledhje te tille, do te marrin pjese edhe Ministrat e Puneve te Jashtme te Shqiperise dhe Kroacise, dy vende qe priten te jene anetare te Aleances ne prill te 2009, cka pritet te rikonfirmohet edhe nga ky Ministerial. Me date 3 dhjetor ministri Basha, se bashku me kolege te tjere, do te udhetoje per ne Oslo, ku do te nenshkruaje ne emer te qeverise shqiptare, Konventen e OKB-se per Ndalimin e Municioneve Therrmuese, si dhe do te mbaje nje fjale gjate ceremonise se nenshkrimit. Po keshtu ne date 4-5 dhjetor, ministri i Puneve te Jashtme Lulzim Basha, do te marre pjese ne punimet e sesionit te 16-te te Mbledhjes se Ministrave te Puneve te Jashtme te OSBE-se, qe do te zhvillohet ne Helsinki. Me pas ne datat 6-7 Dhjetor, Ministri Basha do te marre pjese ne Konferencen e organizuar ne Berlin nga instituti gjerman Aspen, me teme "Nje Dialog i ri Transatlantik: Lideret Gjermane dhe Amerikane ne Dialog me Ballkanin", ku do te mbaj edhe nje fjalim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›