E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohet pavlefshmeria e marrjes te pandehur, te ministrit

Tirane- Avokati mbrojtes i Lulzim Bashes do t'i drejtohet Gjykates se Larte per veprimet e parregullta te kryera nga Prokuroria e Pergjithshme. Sot pritet qe mbrojtja t'i drejtohet gjykates me nje kerkese, ku edhe i kerkon pavlefshmerine e akteve proceduriale. Pikerisht avokati Zef Nikaj, kerkon pavlefshmerine e marrjes si te pandehur per klientin e tij, kur veprimet hetimore jane mbyllur me vendim gjykate te dates 18 nentor nga Gjykata e Tiranes. Mbrojtja gjithashtu shpjegon edhe veprimet flagrante te Prokurorise ne kundershtim me ligjin, ne respektim te dispozitave ligjore, shkelje keto ligjore qe permbajne aktet procedurale te njoftimit, bazuar ne nenin 130 pika 3 te Kodit te Procedures Penale. Objekti i padise ndaj prokurorise mbeshtetet ligjerisht ne paragrafin e dyte te nenit 128 te Kodit te Procedures Penale. Ky nen percakton se aktet procedurale jane absolutisht te pavlefshme kur respektohen dispozitat qe lidhen me te drejten e prokurorit per ushtrimin e ndjekjes penale dhe pjesemarrjen ne procedim. Me tej ne ligj thuhet se absolutisht te pavlefshme aktet jane edhe kur kane te bejne me thirrjen e te pandehurit, ose pranine e mbrojtesit kur ajo eshte e detyrueshme. Ndersa ne fund te ketij neni pohohet se nje akt i cilesuar me ligj si absolutisht i pavlefshem, nuk mund te behet i vlefshem. Kater dite me pare mbrojtja e Bashes, depozitoi te njejten kerkese ne Gjykaten e Tiranes. Pas hedhjes se shortit elektronik kerkesa i ka rene per shqyrtim gjyqtares Fatmira Hajdari. Kerkesa e depozituar nga ana e avokatit mbrojtes, pritet te shqyrtohet ne ditet ne vazhdim ne kete gjykate.

Kerkesa, e cila do te dorezohet diten e sotme ne Gjykaten e Larte, bazohet ne vendimin e marre nga ana e Gjykates se Tiranes, e cila vendosi qe te pushoje hetimet per dosjen Durres-Kukes. Pavlefshmeria e akteve te kesaj dosjeje, sipas argumenteve te avokatit te ministrit Basha, mbeshtetet ne vendimin e pak diteve me pare qe dha Gjykata e Tiranes pas kerkeses se Armand Telitit dhe Andi Tomes, dy te bashke hetuarit me Bashen ne te njejten dosje. Gjyqtari Sokol Tona pranoi si te pavlefshme te gjitha veprimet hetimore te kryera pas dates 6 nentor te ketij viti, date ne te cilen Prokuroria kishte zgjatur afatet hetimore edhe nje muaj. Ndersa po ne vendimin e saj, gjykata vendosi qe te rrezoje kerkesen e Prokurorise per zgjatje te hetimeve deri me 6 dhjetor, dite ku sipas prokurorit te ceshtjes Arben Kraja, do t'i jepej zgjidhje dosjes, ku edhe me pas ajo do te sillej per gjykim. Prokuroria e argumentoi vendimin e saj me kryerjen e disa veprimeve te tjera hetimore, ndersa gjykata e shpalli si te paligjshme, kete shtyrje afati jashte atij qe ka percaktuar ligji. Pas shpalljes se pavlefshmerise te hetimeve nga ana e gjykates, mbrojtesi i Bashes kerkon serish nga gjykata, qe veprimet e organit te akuzes ndaj tij jane gjithashtu te paligjshme dhe si te tilla te shpallen te pavlefshme.

Hetimet per Durres-Kukes

Hetimet per dosjen Durres-Kukes nisen ne janar te vitit 2007. Pikerisht nje kallezim i bere nga ana e drejtorit te pergjithshem te Puneve Publike dhe Rregullimit te Territorit ne ate kohe Arben Mece, i cili beri te ditura te gjitha shperdorimet qe ishin kryen. Pas hetimeve te bera nga ana e Prokurorise se Tiranes dosja kaloi ne Prokurorine e Pergjithshme pasi Basha gezonte imunitet. Nje vit pas hetimeve intensive, Prokuroria e Pergjithshme perjashtoi nga hetimet Armand Telitin, ish zevendes ministrin e Transporteve, si dhe Lejla Saracin. Shkak i perjashtimit te tyre nga hetimet nje vit pasi keta te fundit ishin marre te pandehure, ishte pikerisht mungesa e provave kunder tyre.

Prokuroria: E premtja afati i fundit per Bashen

Prokuroria e Pergjithshme ka percaktuar nje afat deri te premten per ministrin e Jashtem Lulzim Basha per t'u paraqitur ne Prokurori. Sipas burimeve nga organi qendror i akuzes behet me dije se pas kesaj dite Prokuroria do t'i drejtohet Gjykates se Larte, si organ kompetent per t'i komunikuar akuzen, kjo per vet faktin se Basha eshte deputet. Edhe pse ministri ka dhene nje shpjegim, qe nuk do te ndodhet ne vendin tone per disa dite, Prokuroria ka kufizuar ditet qe i mbeten Bashes, per t'u paraqitur. Data 6 dhjetor eshte percaktuar si dita e mbylljes se hetimeve te dosjes Durres-Kukes, sipas vete prokurorit Arben Kraja, i cili e beri publike ne Gjykaten e Tiranes. Ne te njejten kohe Prokuroria e ka depozituar ne Gjykaten e Apelit vendimin e marre nga ana e Shkalles se Pare, ku edhe kerkon kundershtimin e saj.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›