E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Debati per rrugen Durres- Kukes po shmang Gerdecin"

Levizja Socialiste per Integrim i kerkon drejtesise, qe me korrektese te zbardhe ceshtjen Durres-Kukes, pa u ndikuar nga presionet politike. Sekretari i Pergjithshem i kesaj partie, Petrit Vasili tha dje se organi i akuzes duhet te nxjerre ne drite pergjegjesite e verteta per investimin shume te rendesishem qe eshte bere ne kete rruge. "Drejtesia duhet te zbardhe pergjegjesite e te verteta per kete investim qe eshte shume i rendesishem nga pikepamja politike e gjeopolitike, por ne fund te fundit, eshte nje investim i madh publik ku cdo abuzim dhe cdo pergjegjes per abuzimet duhet te pergjigjet para ligjit njelloj si gjithe te tjeret", tha Vasili. Sipas tij, "debati qe po zhvillohet, kerkon ne menyre te qellimshme qe te largoje vemendjen nga ngjarje shume te medha e shume te renda qe kane pllakosur vendin, sic ka qene tragjedia e Gerdecit, akoma e pazbardhur dhe pa pergjigje, dhunimi i Kushtetutes ne fuqi dhe qe ka disekuilibruar vendin dhe pushtetet e me skandaloze dhe kulmi i tyre eshte Kodi Zgjedhor".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›