E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Basha zbatoi vendimin e qeverise"

Kryeministri Berisha, deklaroi dje mbeshtetje te plote per ministrin e Jashtem, Lulezim Basha, ne lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij nga ana e Prokurorise, per abuzime ne rrugen Durres-Kukes. Nepermjet nje deklarate per shtyp te zedheneses se kryeministrit, Juela Mecani, theksohet fakti qe vendimi per fillimin e punimeve te rruges Durres-Kukes, eshte nje vendim kolegjial i Keshillit te Ministrave dhe jo nje akt i ndermarre nga nje minister i vetem. "Kryeministri dhe qeveria informojne qytetaret shqiptare se cdo akt ligjor apo vendim qe lidhet me ndertimin e korridorit rrugor Durres-Kukes-Morine eshte vetem vendim i Keshillit te Ministrave dhe jo i ndonje ministri apo zyrtari te vecante", theksoi zedhenesja e kryeministrit, Mecani. Duke deklaruar nje mbeshtetje te tille ne drejtim te ish-ministrit te Transporteve, Basha, Kryeministri ka sqaruar dhe detaje te tjera, te cilat konkludojne faktin se vendimi per te ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine, si dhe te gjitha vendimet e Keshillit te Ministrave per korridorin shqiptar, jane marre ne perputhje te plote me ligjet e vendit. Nisur nga kjo si ish-minister i Transporteve, Lulezim Basha ka zbatuar me transparence dhe pergjegjshmeri te plote kete vullnet te mazhorances, per ndertimin e kesaj rruge te rendesishme, qe lidh Kosoven me Shqiperine. "Ministri Basha ne detyren e ministrit te Puneve Publike, ka zbatuar me transparence te plote, me pergjegjshmeri te larte dhe perkushtim te madh, vullnetin politik te kryeministrit, qeverise dhe mazhorances per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine, si dhe te gjitha vendimet e Keshillit te Ministrave per korridorin shqiptar, te cilat jane marre ne perputhje te plote me ligjet e vendit", deklaroi zedhenesja e Kryeministrit. Mecani deklaroi se akuzat qe vijne ne adrese te ministrit Basha ne lidhje me ndertimin e kesaj rruge, dalin nga kundershtare politike, karriera e te cileve lidhet me perfundimin e saj. "Keto dite ministri Basha po perballet me nje farse akuzash politike te armiqve dhe kundershtareve te korridorit shqiptar, te cilet shohin fundin e tyre te pashmangshem politik brenda pak muajve qe na ndajne nga inaugurimi i vepres se shekullit, per shqiptaret", theksoi Mecani. Ne kete kuader zedhenesja e kryeministrit, nenvizoi faktin se, ndonese kundershtimeve te perfaqesuesve te opozites, korridori shqiptar do te inaugurohet ne qershor te vitit 2009. "Kryeministri dhe qeveria shqiptare, duke shprehur vleresimin dhe krenarine e saj per projektin e shekullit, qe armiqte dhe kundershtaret e tij e bllokuan per tete vite me radhe, garanton qytetaret shqiptare se ajo ka qene dhe do te mbetet e perkushtuar totalisht dhe teresisht e hapur dhe transparente ndaj tyre", theksohet ne deklarate. Ështe kontributi i ministrit Basha, ne drejtimin e Ministrise se Jashtme dhe per bashkepunimin e ministrit ne procesin e integrimit te Shqiperise ne strukturat Evropiane dhe Euroatlantike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›