E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha në avantazh, pritet numërimi në njësinë 5

UPDATE-  Kandidati Alancës për qytetarin. Lulzim Basha vazhdon kryesimin për bashkinë e Tiranës.

Ku kanë mbetur edhe vetëm 16 kuti për tu numëruar, nga njësia 5,  Lulzim Basha nga 462 kuti të numëruara, nga 485 qe ka bashkia e Tiranes, ka marrë 119 632 vota, kundreht 11 8711 vota të marra nga kandidati i Aleancës për të ardhmen, Edi Rama.

Në njësinë bashkiake nr.5 pas ndëprerjes së numërimit gjatë orëve të natës, pritet që ai të rifillojë mëgjesin e sotëm. Do të jenë 16 kutitë e mbetura të cilat do të përcaktojnë edhe fituesin e bashkisë më të madhe në vend.

Basha mori kryesimin në kryeqytet në orët e parë të mëngjesit të nje dite me parae, duke e mbajtur atë në vazhdimësi.

Numërimi i votave në Tiranë ka hyrë sot në ditën e peste për të nxjerrë rezultatin nga 330 mijë vota afërsisht dhe kjo ka befasuar edhe vëzhguesit e huaj, të cilët gjatë gjithë natës nuk janë larguar nga qendrat e numërimit, dhe madje kanë shtyrë qëndrimin e tyre edhe dy javë të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›