E Shtunë, 31 Tetor 2026

Midis Shilles dhe Kariddit

Shila dhe Kariddi jane dy nimfa - perbindesha te mitologjise greke vendosur njera perballe tjetres ne ngushticen e tmerrshme nga duhej te kalonin anijet. Ne vepren e tij te famshme Odiseu Homeri tregon kalimin e heroit grek ne kete ngushtice te sakrificave dhe flive. Pergjate shekujve shprehja midis Shilles dhe Kariddit ka marre kuptimin e kalimit te pashmangshem permes nje rreziku ku nuk mund te mos humbasesh dicka shumecka apo edhe gjithcka.


Teksa po lexojne keto radhe lexuesit e mi besoj se po mendojne ate qe po mendoj dhe une tani. Qe fitorja e katert e Edi Rames ne bashkine e Tiranes po kalon midis Shilles dhe Kariddit pergjate nje numerimi te ngadalshem te lodhshem dhe te tensionuar qe komandohet si nje loje shahu nga rivalet dhe shtabet respektive.


Kur te jete shtypur ne gazete ky artikull ndoshta odisea e numerimit te votave ne Tirane do te kete perfunduar skenen e vemendjes dhe emocioneve popullore do ta kete pushtuar emri i fituesit. Por nuk ka dyshim se kjo gare per Tiranen do te kujtohet dhe komentohet gjere e gjate.
Do te komentohet gjere e gjate pikesepari sepse Edi Rama politikani me i regjur dhe me i rrahur ne Shqiperi ne betejat e medha zgjedhore koke me koke e ka mesuar publikun te fitoje thelle. Nderkohe qe kandidati i Partise Demokratike Lulezim Basha vinte ne kete gare me precedentet e humbjeve te qarta te paraardhesve te tij partiake perballe Rames. Ne pamje te pare befasia e kesaj gare eshte diferenca shume e ngushte mes kandidateve. shte e tille ne raport me garat e meparshme por jo ne vetvete. Ne qytete dhe shtete shume me te medha se Tirana dhe Shqiperia ka ndodhur shume here qe fituesi te shpallet ne fotofinish. Ne fund te fundit rezultati i ngushte barazohet me rezultatin e gjere per sa i perket fitores dhe fitimtarit. Kjo eshte logjika e demokracise. Rezultati eshte produkt i bashkeveprimit te nje serie faktoresh dhe kunderfaktoresh. Ne kete pikepamje vlera apo shija e fitores nuk lidhen domosdoshmerisht me thellesine e saj. Ka raste kur fitorja e ngushte eshte me e vyer dhe ka shijen e vecante te nje dueli burreror te barabartesh apo shijen e nje risku qe duhej marre ne sy e duhej kapercyer qofte edhe me nje vote teper.


Te gjitha keto jane pohime gjithnje te diskutueshme. Te padiskutueshme ne garen e 8 majit per Tiranen mbeten tani per tani dy gjera. Se pari numerimi i votave qe ngriti nje kureshtje dhe nje emocion popullor me te madh se vete fushata elektorale socialistet dhe opozitaret mbajten frymen se mos lideri i opozites qe kishte udhehequr fitoren ne pjesen tjeter te vendit e kishte thjeshtuar ate me nje humbje ne Tirane. Ne inversin e ketyre etheve Sali Berisha Ilir Meta demokratet dhe mbeshtetesit e qeverise perkunden shpresen e kompensimit me Tiranen te humbjes se pesuar ne pjesen tjeter te vendit. Vetem keshtu do te kishin te drejte te pretendonin njefare barazimi dhe te thoshin vazhdojme si me pare.


Se dyti ajo qe theksova ne krye te shkrimit kalimi i fitores se Rames si mes Shilles dhe Kariddit. Duke ruajtur natyren e metafores ne fjale po themi se Kariddi ishte haraci qe i duhej paguar nje pushteti te mobilizuar si asnjehere me pare ne formen e nje perbetimi te shenjte per ta rrezuar shefin e opozites ne Tirane duke e ditur se nuk do te mund te vazhdonte me tej edhe nese koalicioni drejtuar prej tij fitonte jashte saj. Rama me aleatet e tij i dhane beteje politike kupoles se pushtetit. Kreret e partive te koalicionit qeveritar Berisha Meta Mediu Idrizi e tjere u pergjigjen me beteje politike pavaresisht se cfare deklaronin ne media sikur keto zgjedhje ishin vetem vendore ishin per flamurin kuq e zi e te tjera dokrra demagogjike.


Ne te vertete ata do te rreshtoheshin politikisht kunder Rames edhe sikur ky te propozonte nje fushate puro vendore. Keshtu ishin bastet kesaj here. Ata mobilizuan mjete dhe gjetje te vjetra e te reja dikush me sa duket shkriu edhe pasurine apo nje pjese te pasurise per qellimin e perbashket. Ne kete histori kam pershtypjen se Lulezim Basha ishte personi qe me stafin e tij nuk beri gje tjeter vecse prodhoi vitrinen e perbetimit politik te kundershtareve rivaleve dhe pse jo armiqve te Rames. Edhe pse vete Basha nuk e konsideron armik Ramen. Nese numerimi i votave tregon se Basha ka marre pak a shume te njejtin numer votash me partite qe e kane mbeshtetur teza ime provohet. Por ne politike kundershari nuk ka asnje faj. Ai eshte atje per te te mundur dhe nuk mund ti ankohesh apo ti kerkosh llogari. Pervecse ne rastet kur shkel rregullat e lojes dhe dispozitat e Kodit Zgjedhor. Por per kete teme do te flasim njehere tjeter.


Ne vijim te metafores sone Shilla ishte haraci qe Rama dhe opozita i kane paguar vetvetes. Rama kandidoi per here te katert dhe kjo patjeter qe nuk mund te mos kishte nje kosto. Edhe gjeni te jesh nuk e ruan dot freskine dhe simpatine e vjeter te njerezve. Rama kandidoi per te fituar nje post te cilin ne ceshtjet operative dhe ekzekutive do tua delegoje ndjeshem bashkepunetoreve te tij. Edhe kjo nuk eshte pa kosto edhe pse njerezit e pelqejne delegimin e pushtetit. Rama zhvilloi dy beteja. Nje ne gjithe vendin dhe tjetren si kandidat per kryebashkiak ne Tirane. E para ishte paresore. E dyta dytesore duke qene se fitorja e tij e katert ne Tirane nuk konsiderohej lajm. Edhe kjo do te kishte nje kosto duke qene se energjite e njeriut nuk jane te pakufishme.


Krahu qeveritar sic e kam shkruar ne nje shkrim tjeter beri kater pese fushata komplementare ne dite kunder nje njeriu qe ishte Rama dhe pro nje njeriu qe ishte Basha. Opozita e Bashkuar qe ishte nje ngjarje pas vitit 2009 nuk prodhoi dot me shume se nje fushate e gjysme ne dite per zgjedhjet vendore. Edhe kjo ka nje kosto. Nenvleresimi i faktoreve dhe aktoreve anesore nje lloj vetebesimi i tepruar dhe disa dukuri te tjera te organizmit dhe kohezionit opozitar qe meritojne te analizohen me sy kritik pas ketyre zgjedhjeve kane pasur ndikimin e tyre ne haracin qe Rama i ka paguar Shilles.


Gjithsesi si perfundim ndersa e la veten e tij te afermit simpatizantet dhe votuesit opozitare duke mbajtur frymen deri ne fund mund te thuhet se Rama i ka paguar pushtetit haracin qe pritej nderkohe qe i ka paguar vetvetes dhe organizimit te brendshem te opozites dicka me shume se sa pritej.


Tani pasi eshte hedhur matane shendosh e mire dhe veshtron qe nga ana tjeter e bregut rrezikun ku ka kaluar me siguri mendon se a do te ndiqte serish te njejten rruge midis Shilles dhe Kariddit nese historia do te perseritej apo do te kerkonte shtigje te tjera
Ne reflektime te tilla mund te ndodhe qe njeriut ti shijoje me shume nje fitore ne fije te perit qe ka ardhur me shkaterrimin e potencialit te kundershtarit se sa nje fitore e thelle ne toke gjithnje te minuar. Por kjo ka vlere per luftetaret e dueleve. Lideri politik eshte pergjegjes per nje mase shume te madhe njerezish. Deri per zemrat e tyre. Prandaj nese e vetmja rruge nuk eshte ajo mes Shilles dhe Kariddit ia vlen te kerkohen edhe rruge te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›