E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Demokratike merr shumicen e votave

“Aleanca për Qytetarin” ka humbur bashkitë e mëdha, por fiton në proporcional dhe në shumicën e komunave duke pasur rreth 50 mije vota vota më shumë se koalicioni i majtë në gjithë vendin.

Nga numërimet e deritanishme “Aleanca për Qytetarin” do të drejtojë në 167 njësi ndërsa Aleanca për të Ardhmen në 117 njësi. Në garën për këshillat bashkiakë, demokratët deri në rezultatet më të fundit fitojnë në 24 bashki ndërsa socialistët në 19 prej tyre.

Ndërkaq u mbyll numërimi për bashkinë e Shkodrës me një fitore të thellë të kandidatit të PD-së Lorenc Luka me 9936 vota me tepër ndaj kandidatit të PS-së Genc Uruçi.

Sikurse u mbyll edhe beteja për Durrësin, ku fitues doli Vangjush Dako me 33369 vota kundrejt rivalit të tij Ferdinand Xhaferri me 29785 vota. Gara është përqendruar në Tiranë, dhe Elbasan.

Beteje e fortë e numrave duket në Tiranë midis kandidatëve Lulzim Basha dhe Edi Rama, ndërkohë në Elbasan kryeson me një diferencë të madhe kandidati i PS-së Qazim Sejdini ndaj kandidatit të LSI-së Durim Hushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›