E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku mbahet demokracia

Tri gjera jane te rendesishme per njeriun ne kete dynja penda buka dhe pushka. Nuk e mbaj mend nese i pat thene saktesisht me kete renditje. Pergjate 80 vjeteve te jetes se tij plaku Ali Hoti kishte qene coban e bujk. Nuk ishte i shkolluar por mendonte me zemer. Ka mundesi qe ai ishte provokuar nga diskutimi i te tjereve ne tubimin e Levizjes VETVENDOSJE dhe e mori fjalen. Ose e kishte menduar qysh me pare qe te vinte e ti thoshte ato fjale. Nuk e di por edhe ska aq rendesi. Motivet shkaqet e arsyet jane te dores se dyte ne krahasim me kuptimin e asaj qe Ali Hoti e tha. Pra tri gjera jane te rendesishme per njeriun ne kete dynja penda buka dhe pushka.

Ali Hoti nuk e ka lexuar Ernest Gellnerin dhe as ndonje teoricien tjeter. E megjithate perputhja eshte fenomenale. Arsimi ekonomia ushtria - edhe keshtu do te mund te lexoheshin tri gjerat me te rendesishme ne kete dynja. Penda me te cilen shkruajme simbolizon arsimin buka vjen e sigurohet prej ekonomise ndersa pushka aludon ushtrine. Pra keto jane tri shtyllat e nje shteti ne sherbim te qytetarit e nje shteti si shtepi e qytetarit. Ky trinitet pa dyshim se eshte organik dhe total. Nje populli a kombi te paarsimuar ose me arsimim te dobet ekonomia e ushtria ose si hyjne gje ne pune ose nuk i ka as ato ose do ti humbase edhe nese i ka. Nje popull a komb pa ekonomi te zhvilluar se mban dot arsimin dhe aq me pak ushtrine. Dhe nje popull a komb pa ushtri perkunder arsimit e ekonomise mund te ndjehet perhere i rrezikuar dhe disi vazhdimisht ne ankth nga kercenimi se do te mund te sulmohet e sdo te mund te mbrohet.


Te gjithe u tremben nga fjalia e plakut Ali ate dite. Nuk u tremben ashtu sic tremben te frikesuarit por ashtu sic kendellen te fjeturit. Sallen ku po mbahej tubimi e pershkoi nje dritherime kolektive e te pranishmeve. Plaku Ali Hoti kishte permendur dicka qe i permendi njerezit. Ata menjehere e hetuan te verteten ne fjaline e plakut dhe kete fjali si vete te verteten e situates sone. Te gjithe ia kishin ngulitur syte atij dhe prisnin se cfare tjeter do te thoshte ndonese qe te gjithe tashme e kishin te qarte se ai i kishte thene te gjitha. Plaku Ali nuk e zuri ne goje demokracine. Po pra plaku Ali nuk e permendi demokracine. Jo se ai nuk e donte ate dhe as pse e konsideronte si dicka te panevojshme. Mirepo dukej qe ai po perpiqej te thoshte dicka qe e besonte te jete me thelbesore. Ose se paku dicka qe nencmohet pikerisht pse demokracia mbicmohet.

Ne institucione dhe ne mediat kosovare demokracia gjithsesi eshte shprehja qe me se shumti perdoret duke zene hapesiren me te madhe kohore te ligjerimit politik e publik. Arsimi ekonomia e ushtria perkatesisht penda buka e ushtria sigurisht qe e paguajne cmimin per kete. Demokracia si ide a koncept si karakter sistemi ose procedure e tij demokracia edhe vetem si fjale goje ka gllaberuar gjithe fushen e politikes. Hegjemonia e demokracise ben te duket qe politika permbahet te demokracia dhe jo anasjelltas se politika ngjan vecse perbrenda demokracise. Kesisoj ka politike qe cilesohet si demokratike dhe aso qe serish perkufizohet nepermjet demokracise duke u quajtur jodemokratike me crast shkelja e tille dalja prej hapesires se demokracise mund te jete vecse e perkohshme dhe gjithsesi e denueshme.

Ne Kosoven e ketille demokracia qe eshte gjithcka e asgje njekohesisht perderisa skemi arsim ekonomi e ushtri e mbase pikerisht pse nuk i kemi keto ka sajuar inflacion te jetes institucionale te politikaneve e deficit te asaj reale te qytetareve. Kemi qeveri president parlament e gjithfare institucionesh por arsimin dhe ekonomine i kemi pertoke nderkaq ushtrine se kemi fare. Ekonomia eshte pa fabrika prodhuese kurse universitetet jane bere si fabrika qe prodhojne vetem diploma ne vend te ushtrise kemi Forcen e Sigurise se Kosoves qe si afrohet policise as per nga numri i trupave e as per nga pajisjet dhe mundesite. Ne anen tjeter pafund mbledhje ceremoni takime protokollare e kembim vizitash te politikaneve te te gjitha ngjyrave. Thenia e plakut Ali vjen si nje intervenim i se vertetes reale ne nje vend te kapluar nga koha e virtuales. Demokracia ne Kosove eshte bere si kulmi i nje shtepie qe ska themele per te qene. Mbase me pende te dobet me buke te pakte dhe pa pushke demokracia ska se ku mbahet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›