E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha, ne ceremonine e ambasadorit turk



Ndersa te gjithe ne keto dite te nxehta vere, mendojne per t'ia "mbathur" drejt plazhit, disa persona largohen nga njeri vend ne tjetrin per arsye diplomatike. I tille eshte edhe ambasadori turk ne Tirane Suphan Erkula, i cili ka vetem pak dite qe ka lene detyren e tij ne Shqiperi, per te vijuar karrieren ne nje tjeter vend te gadishullit te Ballkanit. Me kete rast, Ambasada Turke ne Tirane, organizoi nje pritje ne oborrin e ambasades, ku moren pjese shume ambasadore te vendeve te tjera ne Shqiperi, mes se cileve edhe ai i SHBA-ve, John II Withers. Ne pritje nuk mungonin edhe personalitete te jetes politike te vendit, si psh., shefi i Diplomacise shqiptare Lulezim Basha, i shoqeruar nga bashkeshortja e tij. Nen tingujt e nje trioje klasike, miqte kaluan se bashku nje mbremje te kendshme, duke shprehur njekohesisht keqardhjen per largimin e ambasadorit Erkula, duke i uruar suksese per punen e tij te re. I pranishem ne kete ceremoni, ishte gjithashtu edhe ambasadori i OSBE-se ne Tirane Robert Bosch.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›