Dobesohuni me ndihmen e shenjes se horoskopit
Kerkoni menyre me te cilen mund te humbni kilograme? Me secilen shenje mbreteron element tjeter dhe iu drejtohet aktiviteteve tjera fizike, andaj llojet e caktuara te ushtrimeve ndikojne ndryshem ne shenjat e ndryshme te horoskopit. Keto jane disa keshilla baze per pjesetaret e seciles shenje.
DASHI- Pini shume uje. Si shenj te zjarrit iu duhet me shume leng sesa dikujt tjeter. Ushtroni me mencuri, nje prej menyrave te pershtatshme eshte joga. Gjithashtu mund te kenaqeni ne alpinizem, biciklizem, ski dhe maratone. Juve iu bejne mire sportet ne te hapur.
DEMI- Keni metabolizem te ngadalshem dhe kenaqeni ne punet rutinore. Andaj cfaredo qe zgjidhni duhet te jete e thjeshte dhe e rregullt. Ju bejne mire ecja, por edhe mjetet shtepiake per ushtrime. Sprovoni veten ne vallezim, per te aktivizuar ndjenjen tuaj te mire per ritem.
BINJAKET- Gjithmone nervozoheni pa nevoje, dhe per te parandaluar ngrenien e tepert dhe trashjen duhet te relaksoheni vazhdimisht. Pika juaj e dobet jane mushkerite andaj ushtroni frymemarrjen e rregullt. Secili ushtrim me te cilin merreni duhet te permbaje ne vete elementet e argetimit perndryshe nuk do t'iu permbaheni rregullave.
GAFORRJA- Me se miri ju pershtaten ushtrimet q mund t'i beni ne shtepi. Parate e investuara ne mjetet shtepiake per ushtrime apo DVD me ushtrime nuk do te jene para te shpenzuara kot. Marre parasysh se ne shenjen tuaj mbreteron uji, noti eshte sport i shkelqyeshem.
LUANI- Cilido sport me te cilin keni rastin ta tregoni trupin tuaj te bukur eshte i mire per ju. Keni shume energji dhe jeni valltar i shkelqyeshem por mos harroni se nganjehere duhet te pushoni per t'u kujdesur per bukurine tuaj natyrore. Pika juaj e dobet jane deshperimet, andaj mos i jepni vetes shume qellime. Aerobiku eshte njeri prej sporteve qe iu pergjigjet.
VIRGJERESHA- Shetitjet e perditshme te gjata jane forme e shkelqyeshme e ushtrimeve per ju. Duhet te ndaloni trurin tuaj shume aktiv dhe se paku dy here ne dite te meditoni. Perndryshe do te hani shume shkaku i stresit. Per ju sporti me i mire duket te jete noti, por me program te planifikuar. Nese s'keni qasje ne pishine, perpuquni te kurse te step-aerobike.
PESHORJA- Respektoni ngritjen dhe renien e energjise. Ne mengjes ju duhet nje ushtrim i lehte, sidomos ushtrimet per terheqje dhe ato per forcimin e muskujve ne shpine. Mbremjet jane te mira per aerobik dhe vallezim. Pini mjaft uje, sepse ai do te parandaloje krijimin e lodhjes.
AKREPI- Ju qe ne mengjes i kryeni punet perderisa shumica e shenjave tjera as nuk ka filluar punen, megjithate nuk lodheni shpejte andaj per ju jane te mire sportet maratonike. Vetem kujdes qe shkaku i punes te mos i harroni ushtrimet. Nese keni probleme duhet t'i procedoni emocionet, e jo t'i mbuloni. Ikni yndyres.
SHIGJETARI- Sportet me te mira per ju jane vrapimi, ecja, skite dhe alpinizmi. Ju pelqen te endeni neper hapesire, andaj ushtrimet ne palester dhe ne mjete nuk eshte zgjidhja juaj. Nese nuk ushtroni mjafte ju do te semureni! Sipas natyres merrni fryme lehte andaj ushtrimet e frymemarrjes jane te domosdoshme si pergatitje per aktivitete sportive.
BRICJAPI- Pika juaj me e dobet jane gjunjet andaj nuk do te duhej t'i mundoni shume. Ne vend se te vraponi sprovoni veten ne shetitje te lehta apo not. Jeni alpinist natyror, andaj natyra ju pelqen, sidomos veres kur ka diell. Kerkoni ndonje shkemb dhe sprovoni veten edhe ne ngjitje.
UJORI- Juve ju pelqejne te pazakontat, andaj edhe sportet e tilla. Snowboard, paragliding, etj. Por duhet edhe te ushtroni ne menyre qe te pergatitni trupin per sporte ekstreme. Ne motivim do t'iu ndihmoje muzika dhe kur shkoni ne palester mos e harroni mp3 me muzike te mire.
PESHQIT- Si shenja me se shumti e ujit supozoni se me se shumti ju pelqejne sportet lidhur me uje. Nese nuk mundeni te arrini ujin atehere sprovoni veten ne disa sporte relaksuese te lindjes si Tai Chi.