Akullorja, ilaci "bombe" kunder stresit
Deshironi te jeni te lumtur? Hani akullore! Kjo nuk eshte shaka, por keshille e eksperteve britanike. Gjate nje studimi ata erdhen ne perfundim se ky desert i ftohet afron kenaqesi te njejte ne qendrat e trurit sikur edhe fitimi i parave apo degjimi i muzikes se preferuar.
Mjafton vetem nje luge akullore qe te shkaktoje reagim ne zonat e lumturise ne tru. E kjo s'eshte e tera. Akullorja vlen edhe per shume sende tjera.
Akullorja nuk te shendosh.
Eshte natyrale dhe e pasur me minerale dhe vitamina. Vlera e saj eshte e madhe sepse ne 100 grame ka rreth 200 kalori. Ne prodhimtari zakonisht perdoret qumeshti ne pluhur dhe ngjyra me prejardhje natyrale.
Prodhimet e qumeshtit te pasura me kalcium zvogelojne yo-yo efektin. Studimet deshmuan se ushqimi i tille mund ta parandaloje kthimin e peshes edhe per 50 per qind. Sot pothuajse te gjitha llojet e akulloreve behen nga ajka e embel kualitative andaj permes saj trupi merr edhe kalcium te vlefshem per eshtra.
Andaj akullorja eshte e rendesishme edhe per njerezit qe s'e done qumeshtin dhe nuk hane prodhime te qumeshtit.
Studimet e fundit treguan s kalciumi nuk mbron vetem shendetin e eshtrave por edhe zvogelon rrezikun nga zhvillimi i kancerit te zorres se trashe. Ata qe ne dite konsumuan rreth 700 mg kalcium kane pasur rrezik me te vogel nga zhvillimi i kancerit sesa ata qe konsumuan rreth 400 mg.
E mire edhe kur jeni ne diete
Rreth 83 per qind e nutricionisteve pas nje studimi konsiderojne se 'desertet argetuese' sic eshte akullorja mund te jene te dobishme gjate mbajtjes se dietes. Nese ushqimi eshte monoton dhe pak a shume i njejte, qofte edhe i shendetshem, njerezit do te heqin dore nga ajo nese ne meny nganjehere nuk fusin edhe gjera tjera.