E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cfare jane kepucet e pershtatshme?



Vera ka ardhur dhe thjeshte ne qytet mund t'i shihni vajzat qe jane ne kepuce te rrafsheta apo me platforma marramendese. Duken mrekullueshem, por asnjera pale nuk jane te mira per shendet. Cfare duhet te mbathni per t'i ruajtur kembet tuaja?

Takat e larta

Mbajtja e takave te larta me shume se 5 centimetra, pavaresisht nga forma e saj, fiziologjikisht nuk i pershtaten njeriut. Kjo mund te sjelle deri tek osteohondroza, respektivisht crregullim ne furnizimin me gjak te eshtrave te thembrave. Takat e larta shkaktojne levizjen e legenit perpara qe shkakton shtremberim te kurrizit. Krahas kesaj, thembra e Akilit ne rastin e mbathjes se vazhdueshme te takave, zvogelohet.

Platforma

Perderisa ecim, me rastin e zhvendosjes nga thembra tek gishtat, vjen deri tek stimulimi i organeve te brendshme: zemer, veshke... platforma na privon nga ky masazh i thember. Pervec kesaj, muskujt dhe thembra qe mbajne qendrimin e thembres nuk mund te zvogelohen apo zgjaten gje qe ndodh normalisht tek secili hap. Keshtu vjen deri tek ngecja e qarkullimit dhe zvogelimi i funksionit amortizues i thembres, gje qe eshte njeri prej elementeve te zhvillimit te artrozes ne moshe me te vjeter.

Kepucet e rrafsheta

Per kembe nuk jane te mira as kepucet e rrafsheta, sic jane balerinet gje qe mund te shkaktoje ecje te parregullt dhe gjate ecjes se gjate sjell deri te thembrat e rrafsheta. Andaj balerinet lini per dite, e per mbremje enduni me take.

Kepucet ideale

Keshtu duhet te duken kepucet qe jane te dobishme per shendetin tone:

Taka prej 2 cm eshte ideale. Ne kepuce te tilla pesha eshte barabarte e shperndare ne thember dhe pjesen e gishtave 50:50. Taka prej 4 cm e veshtireson nga pak kete baraspeshe, andaj 57 per qind e peshes eshte ne pjesen e gishtave ndersa 43 ne thember.

Takja duhet te jene stabile.

Maja e kepuces eshte e rrumbullaket apo katrore ne menyre qe gishtat te vendosen pa pengesa.

Pjesa e pasme eshte stabile por jo shume e ashper ne menyre qe mos e shtyp shume thembren.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›