Basha në njësinë numër 6: Projektet janë afatgjata

Përpara se të nisë ndërhyjet mbi planin urbanistik, kruebashkiaku ka vijuar konsultimet me banorët në çdo njësi me qëllim njohjen e nevojave dhe ndryshimet që duhet bërë në qëndër dhe në lagje të Tiranës. Këtë herë, nga njësia 6 Basha kërkoi të bind qytetarët se plani urbanistike duhet të tërësisht i qëndrueshëm dhe afatgjatë sepse në të nuk mund të ndërhyet disa herë brenda një kohe të shkurtër.
Basha theksoi se plani urbanistik është një projekt zhvillimi për Tiranën për 15 vitet e ardhshme dhe se ndërhyrjet e bëra do të plotësojnë nevojat e banorëve pa qënë e nevojshme që për një shërbim ti drejtohen qëndrës së qytetit.
Konkretisht për njësinë 6 në kombinat janë propozuar nga qytetarët 11 vend parkime, të cilat do t`i ofrojnë qytetit një numër prej 7 000 parkimesh. Po ashtu drejtoria e transporteve në bashki ka një tjetër projekt që synon të ndryshoj zonën midis lumit të Lanës dhe Unazës, siç është zgjatimi i të dy brigjeve të Unazës të Lanës.
Në këtë njësi bashkiake është parashikuar edhe ndërtimi i 4 shkollave 9 vjeçare, 1 shkolle të mesme, 10 çerdheve dhe 7 kopshteve si dhe ndërhyrjet në infrastrukturën rrugrore.