E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi "Work and Study", Jakaj: 1 mijë vende të reja pune

Rreth 1 mijë vende pune të lira do të jenë në dispozicion të punëkërkuesve apo të studentëve të sapo diplomuar.
 

Ndërsa ka vlerësuar pjesëmarrjen e kompanive vendase dhe të huaja në panairin “Work and Study”, kreu i dhomës së tregëtisë dhe industrisë Nikolin Jaka i ka bërë thirrje punëkërkuesve të vizitojnë panairin.

 “Në panair kemi 1 mijë vende të reja pune që presin studentët. Lajmi surprizë është që janë 1500 vende pune për jashtë vendit dhe 1500 për vitin 2013. Unë u bëj thirrje studentëve të vizitojnë këto ditë panairin” tha Jakaj.

Ndërsa nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku ftoi studentët të bëhen pjesë aktive e panairit ndërsa theksoi se punësimi mbetet prioritet i bashkisë.


Panairi "Work and study" i cili është hapur në Pallatin e Kongresesve që prej dy ditësh dhe do të jetë një mundësi e mirë  jo vetëm për punëkërkuesit dhe studentët por edhe për promovimin e 40 kompanive pjesëmarrëse.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›