Opozita jo unanime për reformën zgjedhore
Pas takimit, koordinatori Preç Zogaj, u shpreh se korrektimi i sistemit zgjedhor nga proporcional rajonal në atë kombëtar nuk është kushti më i rëndësishëm për opozitën.
“Korrektimi proporcional është një kërkesë, por nuk mund të themi se e gjithë reforma përmblidhet në këtë pikë. Janë disa pika që ne i kemi bërë të njohura përgjatë komunikimeve që kemi patur me shtypin. Dhe nuk mund të them se mosgjetja e gjuhës për këtë pikëe con në dështim reformën zgjedhore. Natyrisht që le një pikëpyetje të madhe”, theksoi Zogaj.
Por nuk është i këtij mendimi kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, i cili thekson se ka shkelje Kushtetuese në momentin që nuk ka votë të barabartë. “Për kohë është evidentuar që ka një shkelje të së drejtës Kushtetuese që ka të bëjë me barazinë e votës, atëherë nevojitet një vullnet politik me qëllim që ky gabim që është bërë në të kaluarën, të korrigjohet sa më shpejt dhe të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përndryshe ka rrezik dhe këtë mos e merrni si kërcënim, që procesi i reformës zgjedhore të bllokohet”, theksoi Milo.
2012-01-30 17:31