Tri javë hetime për Spahiun

Kreu i këtij komisioni, deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se do të shqyrtohen të gjitha faktet që implikojnë Spahiun në përdorimin e funksionit të tij për qëllime politike.
“Ky komision nuk ka si qëllim t'i drejtohet individit, veprimtarisë së tij, por ka për qëllim thjesht dhe vetëm të verifikojë ekzistencën e fakteve dhe rrethanave, të cilat janë pretenduar në kërkesën e grupit nismëtar për ngritjen e këtij komisioni dhe janë të bashkëshoqëruar vendimit të komisionit. Këshilltarit të komisionit dhe administratës së komisionit, deri të mërkurën, do t'i përcaktojmë si detyrë që të mbledhë të gjitha faktet e njohura botërisht ato çfarë kanë shërbyer edhe si 'spunto', për ngritjen dhe motivitimin e kërkesës për shkarkimin e tij”,deklaroi Alibeaj.
Ai i bëri apel opozitës që të bëhet pjesë e këtij komisioni, duke shtuar se brenda tre javësh do të verifikohen të gjitha të dhënat e fakteve të pretenduara nga 30 deputetët e Partisë Demokratike.
Me anë të këtij komisioni, mazhoranca synon të hetojë veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kryetari i komisionit është anëtari i Komisionit të Ligjeve dhe ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarët e tjerë janë Ramiz Çoba, Paulina Hoti, Gerti Bogdani dhe Ledina Aliolli, nga mazhoranca. Opozita Opozita nuk është e pranishme në këtë komision.
Opozita e ka kundërshtuar që në fillim ngritjen e këtij komisioni. Deputetja Paulina Hoti u caktua sekretare e komisionit, ndërsa mbledhja e radhës do zhvillohet të mërkurën (1 shkurt). /Start/
2012-01-30 15:59