E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim me gratë në prag të Konventës Zgjedhore

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, duke vlerësuar rolin e gruas në vendimmarrje, theksoi se kjo është një lëvizje e rëndësishme në kuadër edhe të Konventës Kombëtare zgjedhore të LSI-së, që do të zhvillohet në 18-19 maj në Tiranë.

“Riorganizimi i Lëvizjes së Gruas për Integrim do të kurorëzohet me konventën tuaj kombëtare dhe zgjedhore brenda marsit. Kjo është ngjarje e rëndësishme në kuadër të riorganizimit dhe në prag të konventës zgjedhore në 18 dhe 19 maj në Tiranë”, theksoi Meta.

 "100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë duhet konceptuar si një moment reflektimi për çdo forcë politike ndaj vendit dhe ndaj tërësisë së reformave të integrimit evropian në mënyrë që të arrijmë standardet dhe vlerat demokratike që meriton Shqipëria dhe e ardhmja e saj", tha Meta. “Ky koncept i yni për peshën dhe rolin e gruas në vendimmarrjen politike nuk është një slogan për të qenë në unison me retorikën për shanse të barabarta apo për të respektuar formalisht detyrimet ligjore për normat e përfaqësimit gjinor, por është shenjë e qartë e vlerësimit, respektit, mirënjohjes që LSI ka për rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm të gruas dhe nënës në shoqëri”, u shpreh Meta. 

Sipas kreut të LSI-së, fitorja e vitit 2013 e deri në 2020 dhe rritja e rolit dhe peshës politike të LSI-së në të gjithë vendin nuk mund të përmbushen siç duhet nëse nuk do ngrihet në pretendimet tona angazhimi i lëvizjes së gruas në LSI. “Përballimi i sfidave të radhës që lidhet me fitoren në zgjedhjet e viti 2013, rritja e rolit dhe peshës politike të LSI në të gjithë jetën e vendit nuk mund të përmbushet me suksesin e dëshiruar nëse roli dhe kontributi i Lëvizjes së Gruas për Integrim nuk do të ngrihet në nivelin e pretendimeve tona për Shqipërinë e vitit 2020”, u shpreh Meta. /Start/

                                                                                             2012-01-30 15:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›