E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha nga Vlora: Persona që i vendosëm në piedestal humbën busullën politike duke shkatërruar imazhin e PD

Nga Vlora ku po zhvillohet Kuvendi Zgjedhor i PD, Lulzim Basha ka akuzuar Sali Berishën se humbi busullën politike në një kohë që të gjithë demokratët e kishin vendosur në piedestal. Basha tha Berisha dëmtoi imazhin e PD për interesat e veta personale, duke dëmtuar demokratët dhe shqiptarët.

Gjatë fjalës së tij, Basha shtoi se forca e vërtet e PD janë vetë demokratët

“Në një moment kur ishte lehtë të tërhiqeshin pas, në një moment kur nuk ishte e vështirë të humbje rrugën, e bashkë me të edhe arsyen edhe motivimin, edhe vet orientimin ose busullën politike, siç e humbën shumë nga ata të cilët ne i kishim vendosur në piedestal. Siç e humbën shumë ata që janë krusur nga pasha e medaljeve të marra nga demokratët, por që në ditën më të vështirë të PD nuk u gjendën aty as për demokratët, as për votuesit tanë as për vlerat e familjes tonë. Forca e vërtetë e Partisë Demokratike ka qenë gjithmonë motivi i bashkimit në këtë familje, që është t’i shërbejmë njerëzve, të jemi këtu me njerëzit dhe për njerëzit. Lidershipi i vërtetë i PD janë demokratët. Janë njerëzit të cilët i përkasin familjeve të mëdha të Vlorës, të cilët janë pronarët, të përndjekurit, intelektualëve, profesionistëve, përfaqësuesve të sipërmarrjes”, tha Basha.

Kryedemokrati akuzon qeverinë se kalon ligjet si do vetë për 5 minuta, pasi Kuvendi prej 4 muajsh është i bllokuar.

“Denoncimet nga një parti politike nga ato të medias, ndryshojnë kur partë politike përveç denoncimit kërkojnë llogari për përgjegjësit. Në hapësira që i lejon ligji dhe një prej tyre është hapësira parlamentare e cila është bllokuar për 4 muaj për interesa personale. Kështu arrogance e qeverisë shtohet, ligjet ndryshohen sipas qejfit të kryeministrit brenda 5 minutave për shkak të një zgjedhje të gabuar dhe katastrofike që duhet të marrë fund një orë e më parë”, tha Basha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›