Basha nis takimet si lideri i PD-së, nesër pret Sequin në selinë blu
Tiranë- Lulzim Basha do të nisë nesër takimin e parë në cilësinë e kryetarit të ri i Partisë Demokratike.
Dhe këtë takim ai pritet ta mbajë me një përfaqësues ndërkombëtar, siç është edhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi.
Takimin e ka njoftuar vetë zyra e shtypit e selisë blu, njoftim në tëcilin thuhet se, takimi do të mbahet në orën 11:00 dhe në selinë e PD-së do të lejohen të hyjnë vetëm operatorët sa për të marrë pamjet e takimit.
Basha u zgjodh më 22 korrik nga anëtarësia e PD-së drejtues i kësaj force politike. Kreu i Bashkisë së Tiranës fitoi garën përballë ministrit aktual të Transportit, Sokol Olldashit me mbi 80% të votave.