E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicër, përplasen kokë më kokë dy trena, 40 të plagosur (FOTO)

trena-kryesoreZvicër- Së paku 40 njerëz janë plagosur, katër prej tyre seriozisht, në një përplasje kokë më kokë mes dy trenave në Zvicrën perëndimore.

Përplasja ndodhi në GRANGES-pres-Marnand, rreth 50 km në jug-perëndim të kryeqytetit, Bern, raporton BBC-ja.

Policia, ambulanca, helikopterë dhe zjarrfikësit ishin në vendngjarje pas aksidentit, e cila ka ndodhur në mbrëmje, sipas gazetës zvicerane Tribune Gjenevë.

Stacioni televiziv publik SRF citoi zëdhënësin e policisë së kantonit të Vaud-Pierre Olivier Gaudard të ketë thënë se një person kishte ende mbetur nën rrënoja.

tren5-2-zv5cer
Pamje nga vendi i ngjarjes
Më parë këtë muaj, 79 persona u vranë në një përmbysje të trenit me shpejtësi të lartë në veri-perëndim të Spanjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›